Pas dështimit me Inter, De Boer thyen rekordin negativ në 93 vite Premier League

Gazeta Dita

Pas humbjes 1-0 ndaj Burnley, Crystal Palace bëhet ekipi i parë që nga viti 1924, që humbet në katër ndeshjet e para të sezonit, pa shënuar asnjë gol. Crystal Palace mbetet me zero gola të shënuar dhe zero pikë, duke realizuar një pikë të padëshiruar të historisë së futbollit, pas humbjes së tyre në shtëpi ndaj Burnley këtë të dielë. Tashmë trajneri holandez, Frank de Boer është në risk serioz për pozicionin e tij, pas një starti më të errët se në makthet e tij.

Chris Wood shënoi golin e vetëm të ndeshjes, vetëm tre minuta pas fillimit të takimit, duke përfituar nga një gabim i Lee Chung-yong. Kjo humbje shton edhe më shumë presionin mbi holandezin De Boer, i cili ka humbur të katër ndeshjet në Premier League, me ekipin e tij që nuk ka mundur dot të gjejë ende golin.

Palace është ekipi i vetëm që ka dështuar të shënojë dhe që ka humbur të katër ndeshjet e para të sezonit në epokën e Premier League, dhe në fakt është skuadra e parë që arrin këtë rekord negative në ligën elitare, që prej sezonit 1924/25.

Në atë sezon të largët ishte skuadra e Preston që realizoi atë rekord negativ, që eventualisht në fund të sezonit, përfundoi me rënien nga kategoria, në një sezon, ku fituan vetëm 10 herë dhe shënuan vetëm 37 gola. Ata humbën gjithashtu edhe takimin e pestë radhazi, por arritën që të shënojnë një gol në humbjen 3-1 ndaj Cardiff, përpara se të regjistronin fitoren e parë në javën e gjashtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *