Jose Mourinho ka zbuluar se i vjen keq për tifozët e Arsenal dhe se nuk e kupton se si Arsene Wenger mbetet në krye të klubit, sipas Piers Morgan. Pasi është shkëmbyer me gazetarin, trajneri i Manchester United ka shfrytëzuar rastin për t’u tallur me homologun e tij.
Topçinjtë janë duke kaluar një periudhë jo të mirë pas startit të dobët me humbjet ndaj Stoke dhe Liverpool. Ndërkohë United është cilësuar si një nga favoritët kryesorë për të fituar titullin.
Gjatë një bisede me gazetarin e Daily Mail, Mourinho raportohet të ketë thënë: “Më vjen keq për tifozët e Arsenal.”
“Kam disa miq të mirë që e duan Arsenal-in ashtu siç e do ti, dhe ata janë të mërzitur për mënyrën se si po funksionon klubi. Ata vuajnë jashtë mase, diçka e tmerrshme për t’u parë.”
Më pas Morgan, i cili njihet për mospëlqimin e tij ndaj Wenger, e ka pyetur: “Po si ka mundësi që ai vazhdon të jetë në stolin e Arsenal?”, dhe Mourinho përgjigjet: “Nuk e kuptoj. Por shpresoj që të qëndrojë për një kohë të gjatë.”
