Rama ironizon pyetjen e LSI për ujin: Më e lartë se niveli im, ta shpjegojë Akademia e Shkencave para se…

Gazeta Dita
?????????????????????????????????????????????????????????

Kryeministri Edi Rama që në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ku po u përgjigjet 19 pyetjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nxjerr në pah edhe programin e qeverisë, nuk është kursyer ironitë.

Teksa lexoi një nga pyetjet, “Çfarë mund të ketë më të rëndësishme nga uji për qytetarët?”, kreu i qeverisë e ironizoi atë, ndërsa shtoi se ishte diçka mbi nivelin e tij. Mes të tjerash ai iu rikthyer sërish çështjes së Akademisë së Shkencave, që sipas tij para se ajo të shkrihej, duhej t’i jepte shpjegim kësaj pyetjeje.

“Kjo është një pyetje më e lartë se niveli im, por duhet të ndërhynte siç duket Akademia e Shkencave para se të reformohej që të shpjegonte këtë pyetje të hartuar në emocion e sipër”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *