Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut Farudin Hoxha: I pastë dritë shpirti

Gazeta Dita

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut dhe projektuesit të disa veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri, Prof. Farudin Hoxha.

Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurëtë shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.”

“Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendin tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar.

I pastë dritë shpirti!” – u shpreh Presidenti Meta.

Share This Article
1 Comment
  • Kete te mos e beje, sepse kur ti ishe kryeminister i the”nuk kam nevoje per keshillat e tua” dhe Profesori i Nderuar Farudin Hoxha, si njeri me dinjitet, dha doreheqie dhe u largua duke ngelur perseri pa pune, vetem pse ai ngriti probleme per shkelje te renda ne Energjitike ku behej nami me vjedhjet ne kurriz te sistemit hidroenergjitik.
    E pra Farudin Hoxha do mbetet i perjetshem ne memorien e Kombit per kontributet qe dha per Shqiperine.
    U prehsh ne paqe i paharruari Farudin Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *