Rama e Meta konfirmojnë infon në DITA? “Shqetësim për të dhënat e fundit, ndal hapave që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie”

anazapta
gazeta dita cover

Në njoftimin zyrtar per takimin e sotem te drejtueve te koalicionit fitues te 23 qershorit Rama e Meta bie ne sy edhe një paragrafaf ku thuhet:

U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit…” Në deklaratë flitet për veprime që nuk janë “në dobi të vendit e të qytetarëve“.

“Dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit  – thuhet në njoftimin për shtyp mbi takimin Rama-Meta.

 

**************

 

“1. Të mbushet arka e PD se është bosh. 2. Të krijohet info se IM ka takuar SB dhe kanë arritur marrëveshje. 3. Të bllokohen llogaritë e biznesmenëve që kanë mbështetur PS që të mos ketë likuiditet për paga, sa më shumë prej tyre të çohen në prokurori për pastrim parash. 3. Të goditen bizneset dhe individët në Bulqizë që mbështeten PS e LSI. 4. Të goditen njerëzit e JT e RB. 5. Të kërkohet nga baza rikandidim i SB. 6. Prej shtatorit e tutje, jepen orientime për ta çuar vendin në kaos ekonomik – qëllimi: për dy vjet zgjedhje të parakoheshme. 7.Të fshihen projektet dhe infot nga serverat e ministrive që çdo gjë të dorëzohet zero”.

Keto me siper jane pjese e një materiali konfidencial që ka qarkulluar orët e fundit mbi disa “direktiva” të Berishës mes besnikëve të tij qe DITA ka botuar ne numrin e sotem.

Me shume, sot ne DITA print

 

Share This Article
27 Comments
  • Ujku qimen e ndërron, po zakonin s’e harron – thotë një fjalë e urtë e popullit. Maska prej qengji e Berishës së dorëhequr vetëm sa ka fshehur për pak, ujkun e panginjur për pushtet, edhe nëse ky pushtet ka kosto shkatërruese për vendin.

    • ESHTE NORMALE QE CDO PARTI NE OPOZITE TE BEJ STRATEGJINE E SAJ PER TE ARDHUR NE PUSHTET ………

      .Ketu s’ka azgje te keqe dhe aq me teper per ta trajtuar si konspiraci kunder pushtetit te ri

      • Perderisa gazeta RD e hapi faqen e saj ne 24 Qershor me titullin “Mosmirenjohes” duke sfiduar 1 milion vota, une e besoj 95% keto direktiva te sh. Sali. Ate 5% qe nuk e besoj nisem nga nje llogjike e thjeshte- nuk ka mundesi te arrije njeriu deri ketu!

      • Ne fakt ka te drejte Rradaku, nuk eshte asgje e keqe:

        1- Te kryesh krime ekonomik duke zbrapsur arkat e shtetit
        2-Te godasesh (se me c menyra kriminale ato e dine) njeret te PS dhe LSI ne Bulqize
        3- Te mbushet arka e PD-se duke ia vjedhur leket popullit
        4- Te fshijne cdo gjurme te abuzimeve te tyre dhe krimeve nga kompjuterat
        5- Te fusin vendin ne kaos ekonomik……..etj etj

        Populli e dha voten dhe vota e tij, eshte per denimin e kryekriminelit dhe familjes se kryekriminelit Berisha, sepse te gjithe te keqiat nga ai burojne.

        Rama do jete aty per te ekzekutuar verdiktin popullor, i cili eshte ndeshkim per sojin dhe sorollopin Berisha. E kane vrare dhe vjedhur kete komb nga veriu ne jug dhe duhet te pergjigjen per kete. Nese Rama nuk e ben, do te kaloje ne opozite.

      • O monda, ky eshte terrorizem jo strategji, te fshish projektet, a thua jane projektet e Sheqeres dhe jo te qeverise Shqiptare.Po sahanlepires mbete ti!

  • Qeveria e re ne shtator, duhet te kete si pike te pare:

    1-Arrestimin e Sali Berishes.
    2-Arrestimin e Argita Berishes.
    3-Arrestimin e Shkelzen Berishes.
    4-Arrestimin e A. Kulicit, F. Nokes dhe te disa krereve kryesore ne rrethe.

    Faktet jane te shumta dhe te cuara ne prokurori, por te pazbardhura.

    • Shqiptaret por kryesisht politika nuk duhet ti besoji nje njeriu si sali berisha. Ai eshte si tersi i Pojanit qe edhe pse vdiq rrahu te gjithe fshataret nga xhandaret. Edhe ky surrat tenton te beje nje gje te tille me Shqiptaret. Kujdes ,kujdes kujdes ………..

  • Shqiptarët kanë mjaft cene si qytetarë e si shtetas, por si votues, nëse lejohen të zgjedhin të lirë brenda kutisë së votimit, kanë instiktin të mos gabojnë. Ata me votë rrëzuan një regjim të ndyrë. Tani do duhet të jenë vigjilentë

  • Faleminderit Dita. Kjo pika me diversionet e medias isha i sigurt qe do perdorej nga Berisha. Bythlepiresit e Berishes ne media do tja bejn edhe kete sherbim te fundit. do bejne diversione pa fund keto dy muaj. Aman o zot si mund te quhen media, keto qe kemi pare keto kohe.. : Ishte një leksion për mediet e regjimit 23 qershori. Ato u bënë të neveritshme. Sic thote me te drejte Baze shqiptarët kanë votuar kundër Berishës duke pasur parasysh dhe mediet e tij. Kanë votuar kundër Berishës duke pasur parasysh edhe Fevziun edhe Sandrin, Artan Hoxhën, Artur Zhejin, Arian Çanin, dhe garniturën e propagandës gati gëbelsiane që shoqëroi përpjekjen e Berishës për të mbijetuar në pushtet me propagandë. Ishte ndëshkim dhe për ata. Opozitës i kanë bërë nder duke u bërë të neveritshëm.

    • Vota masive kundër Berishës natyrisht duhet të jetë një leksion edhe për ato media dhe gazetarë që u vunë në shërbim të regjimit, u bënë altoparlantë të tij duke shkelur mbi parimet e profesionit të gazetarit dhe qëllimin e ekzistencës së tij që është mirëinformimi i qytetarëve dhe jo dezinformimi i tyre në favor të pushtetit. Vota tregoi se me gjithë zhurmën e madhe që bënë bashkë me padronin e tyre Berisha, shqiptarët nuk i kanë dëgjuar ose më saktë, nuk i kanë besuar.

  • Natyrisht, kush nuk do qe te kapet ne befasi, nuk mndet kurrsesi te flejë mbi dafina. Sali Berisha ka qene dhe mbetet nje misionar jo vetem kunder opozites por dhe kuder stabilittitte vendit, per te mos thene me gjere. Nuk do shumne mendje per te kuptuar nje realitet historik, qe dhe pa patur asnje lloj informacioni, vetem duke vezhguar gjithe veprimtarine e tij gjate ktyre 23 vjeteve tranzicio te turbulluar shqiptar, ari ne deduksione te qarta se cilin kemi perballe. Eshte po ai Sali Berisha qe me 1997 deklaroi se do t’i ngrinte shqiptareve buzeqeshjen ne buze. Do te ishte naivitet dhe miopi politike te besoje ne “deklaraten” tip krokodili te “doreheqjes” se tij. Ai eshte nje konglomerat negativitetesh dhe i gatshem per te bere çdo gje, vetem dhe vetem per te siguruar nje pushtet te prjetshem per vete dhe familjen e tij. Nuk ishte e rastesishme, qe ne faqet e rrjetit social, ende pa u deklaruar fitorja e se majtes, nga falangiste te tij u publikua nje pseudolajm, qartesisht diversion politik alla berishian, se gjoja Meta do te bashkonte deputetet e LSI me humbesit dhe do te kryesonte qeverine. Nje nga porosite e para te llojit Maoist, shkollen e te cilit e ka pervetsuar mire Sali Berisha. Prandaj, nuk ka vend as per eufori dhe as per tam-tame, por per nje ndjekje deri ne imtesi te veprimeve mafioze te individeve qe jane ne krye te qeverise dhe administrates se korruptuar pa asnje dallim. Si qytetar i ketij vendi, ftoj te gjithe miqte e mij qe jane miq te kesaj gazete, te japin kontributin e tyre, me fjalen e tyre qe te mbajne ndezur flaken e ndriçimit per te mos lene ne terr veprimtarine antishqiptare te ketyre fosileve, qe kerkojne te mbajn peng jo vetem zhvillimin e Shqiperise por dhe stabilitetin e rajonit. Pozita e re, e kryesuar nga e Majta e bashkuar, nuk duhet kurrsesi te lere pa vlersuar maksimalisht, situaten qe pergatit nden rrogoz Sali Berisha dhe falangat e tij per te minuar kete fiore plebishitare. Ato duhet te kerkojne nga organet ligjzbatuese te drejtesise dhe kryesisht nga organi i akuzes qe te bejne detyren jo sipas porosive te mara me pare nga diktatori qe ra nga kali, por ne baze te Kushtetutes se RSH, ligjeve ne fuqi dhe Kodit Penal,per te ndeshkuar me ashprsine e ligjit çdo tentative qe synon destabilzimi e vendit.

  • Asnje dite ky ne pushtet.Kjo eshte super fitore.C fare jane keta 2 muaj. Te zhduket ta mari Jari situaten .Kjo i jep mundesi per destabilizim.Ky duhet te nxiret me shqelma nga zyra.Nuk frenohet uragani me shami lotesh.Te zhduket.

  • E pra kjo vërteton edhe një herë arsyen se pse ne populli kemi votuar kundër. Këto skenarë të tipit puçist sigurims të enverit, shkollë që bajraktari ynë e ka injektuar në venat e tij, si doktor që është, janë më se të llogjikshme për një sekretar partie komuniste. Këto skenare puçiste sharlatanësh që akoma nuk e kanë ‘lexuar” votën tonë, kujtojnë se ne i hodhëm “nockaut” që ata të hartojnë skenarë për të ardhur pas dy vjetësh në pushtet, me zgjedhje të parakohshme.
    E pra, kjo vërteton natyrshëm dhe qëllimin e tyre të vërtetë si dhe synimin që kanë pasur në këto vite. Qëllimi dhe shqetësimi i të djathtës me sa shohim e nga sa po dëgjojmë këto ditë pas grushtit të rëndë popullor, nuk ka qenë asnjëherë sllogani i tyre fals “Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim”. Kjo ka qenë vetëm fasada e fushatës për të gënjyer gomarët dhe militantët e pagdhendur, se kjo parti pas tetë vitesh në pushtet, tashti do fillojë të mendojë edhe për ju o gomerë të së djathtës. Ndjesë, por ju o njerëz të thjeshtë të së djathtës, duhet ta kuptoni këtë dhe të zgjoheni nga opiumi që po ju jep ky lider i thekur dhe i gdhendur nga rregjimi komunist. Mos harroni të dashur qytetarë, se ky lider i mbrapshtë qëllon që është dhe mjek. Si i tillë, nisur dhe nga shumë eksperienca botërore, ai e di dhe e njeh shumë mirë psikologjinë e njeriut që gënjehet dhe i thur përjetësisht lavde udhëheqësit. Mos bini pre e pranimit “gjoja” të humbjes. Ky njeri nuk njeh humbje. Ky njeri siç e deklaroi dhe para militantëve, nuk di të lexojë largimin nga politika. Ky ujk plak, i rregjur në shkollat më hileqare të UDB-së, kurrë nuk ka për t’ia Falur popullit këtë Votë Kundër. Dhe kjo u mor vesh që me hapin e parë që bënë tellallët e tij servilë deri në vetmohim, se fajin për humbjen e tij e paskemi ne populli “Mosmirënjohës”?! A ka deklarata më dashakeqe e të mbrapshtë se sa këto të tellallëve të tij? Kjo tregon se kurrë këta njerëz që me ndërgjegje të plotë, kanë bërë gjithçka kanë bërë në kurriz të qytetarëve, nuk do ndalen kundrejt ngritjes së kurtheve dhe të gjitha mundësive për të destabilizuar vendin me pretekste nga më të ndryshmet. Zaten, si njeri i shpellave, bajraktari pusitë i ka zënë gjithnjë pas shpine, asnjëherë në duel ballë për ballë. Prandaj kurrë nuk pranoi të dilte në debat apo dyluftim elektoral, kundrejt Z. Rama. Ky njeri që dora e votës i tha Ndal, ka për të thurur të gjitha intrigat dhe ka për të bërë çdo gjë që kalon nga dora e tij, gjithnjë pas shpine, ndërsa në publik do na servirë gjithnjë atë fytyrën e tij me buzëqeshje hipokrite hakmarrëse që buron dhe reflekton në sytë e tij hileqarë. Edhe kur flet, flet me sytë përtokë. Kuptohet se sa i sinqertë është.
    Fakti që këto ditë po largon kaq njerëz nga administrata, tregon se të rinjtë që po merr, do ti shpërblejë qoftë dhe për dy muaj, për votën që kanë dhënë, duke i shndërruar kështu në kontigjent të ri skllevërish. Ndërsa të tjerët i ndëshkon me papunësi. Metoda të denja mafjoze për një lider mafjoz. Kush nuk e kupton këtë, është injorant. Kush e kupton dhe i shkon nga pas, është njëlloj si ai.
    Ne votuesit kundër tij, nuk do lejojmë të ndodhë asgjë kundër destabilitetit të fitores kaq madhore. Do ta mbrojmë dhe do ta përkrahim qeverinë e re në të gjithë programin e saj sa real aq dhe ambicioz për drejtësi, ngritje ekonomike, mirëqënie, punësim, integrim, reformën e vërtetë GJITHËPËRFSHIRËSE shëndetsore, arsimore, agrare. Ne qytetarët e duam këtë frymë solidariteti, e duam rilindjen në të gjitha drejtimet. Por mbi të gjitha duam rilindjen e njeriut me dinjitet e respekt. Nuk mund të ngrejmë në piedestal njeriun parazit, njeriun-skllav e shërbëtor që pasurohet pa asnjë meritë. Të ndërtojmë dhe ne një Shqipëri që të ketë vend për të gjithë të rinjtë e të rejat e shkolluar me meritë, për të gjithë specialistët e profesionistët që kanë punuar me djersë për të arritur atë që kanë. Të mos lejojmë më kthimin e kësaj shpurre pseudo-demokratësh që na imponojnë mendimin se Demokracia, Shteti, Lidershipi, i takoka vetëm një njeriu në Shqipëri dhe ky njeri, na qenka Sali Berisha, djalli vetë!
    Sali Berisha, shumë-shumë, mund të gënjejë vetëm Tropojën dhe deri diku…Kukësin!…

  • JT- Jozefina Topalli dhe RB- Ridvan Bode pikerisht sot u prononcuan te dy qe nuk kane ambicie per kreun e PD-se.Sa frike e kane Salen keta!!!

    • Normal qe e kane frike se ka 22 vjet qe mbledh materiale neper dosje dhe ne te tilla raste fap i nxjerr dhe u thote sus ary!

  • Cmund te persesh nga nje Qeveri Berishjane .E dim qe ky shqipfoles nuk ndjen gje per kombin shqiptare .Lreni te thyej qafen e me pas ti bejme radioskopine .
    Rama u tregua njerezor, por me pare per krimet, duhet te vendos Drejtesia e popullit .Futja e metodes se ndeshkimit do frenoje veprimet Donkishoteske te figurave te larta qe kane ne duar fatet e vendit .Shteti ligjor nese nuk vepron me ndeshkim per kedo le shtek per tu kthyer perseri kaosi politike.Ajo qe propogandohet per Rilindje do te shuhet shume shpejte.
    Dhimbjet sherohen me dhimbje ne nje Shtet ku baterdia ka bere kerdine .Doza zbutje dhe levdata po japin dhe drejtuesit Kosovar. Prisni qe dhe vendet e rajonit ,segmente te vecante qe drejtojne ,te shprehin konsideratat per te .
    Jo pak here ne kemi pare servilizmin ndaj fqinjve bile e kane kapur dhe per veshi kur ka dale nga marveshjet e pista . Fatin e Berishes dhe te stafit te korruptuar do ta vendosi populli e askush nga Aleatet .Fjalet “Burre Shteti ,Znj e Hekurt,personalitet me vizjon perendimor , demokrat i lindur e shume te tjera si keto e moren pergjigjen nga vota e popullit.

  • Kam frike mos kjo liste, me keto pika porosie makabre, eshte sajuar.

    Gazeta DITA, te shumten e hereve serioze, nuk duhej ta botonte, pa e verifikuar.

    Nese e ka verifikuar para ketij botimi, duhet te ngrej opinionin e kundert: demaskimin e menjehershem publik te ketyre planeve ogurzeza, te kujtdoqofshin ato.

    Nese jane sajime te Opozites se sotme-Maxhorances se neserme, te paralajmerohet nje perseritje e nje diktature te re, si kjo e adresuara si humbese e zgjedhjeve.

    Nese jane materiale te vertete, te konfirmuar, origjinale, atehere Edi Rama do duhet te ver ne dijeni opinionin publik dhe t’i kujtoj atij se Sali Berisha ka ndermend te rikthehet tek ditet e tij me te perbindshme, qe nuk cenojne thjesht fitoren e PS dhe Aleances se Majte, por vete fatin e perspektiven e tere Shqiperise se Te Gjitheve.

    Qendrime e veprime te tilla duhen perballur ligjerisht, Me transparence. Jo me kulisa.

  • Opo Berisha eshte kafshe…ai duhet te arrestohet menjehere…demet do te jene katastrofale per ne te gjithe…
    Edi Rama dhe Ilir Meta,cohuni,eshte ora juaj..o sot o kurre

    • Totalisht dakord me ty.

      O pupulli, o keta kriminela qe kerkojne te na hypin ne qafe serish.

      Rama na tha t’i kujtojme se eshte aty per t’i sherbeyr popullit dhe populli kerkon procedim ndaj tere klases se hajduteve dhe vrasesve ne pushtet, duke filluar nga familja e zhytyr ne krime.

      Ndryshe populli di ç’ben……..

  • Kujdesi me i madh tregohet kur bisha eshte e plagosur. Tani duhet vigjilenca me e madhe. Kam frike se asgje sdo leshoje vullnetarisht.

  • E majta e bashkuar ti dergoje nje ultimatum Sali Kriminelit, se Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo placke tregu qe po e coptojne sikur te ishin pushtuesa. Shqiperia nuk eshte trofe e PD dhe e Saliut qe e ka trashegim nga bytha me gjize e pa lare e Ram dhe e Zehere Berishes. Stop me nivelin zero, te teorise se PD e v.1992, jeni shume larg ne kohe dhe mendime, prandaj 1 milion shqiptar u rrezuan nga kali i vjedhur. Vetem ne Shqiperi ndodh dhe kete zokon e futi Sali Krimineli qe shqiptari te sabotoje shqiptarin, Veriu kunder Jugut. Mjaft kriminela e keni katandisur Shqiperine si Tito ish Jugosllavine, cdo shqiptar qe lind ka nje detyrim borxhi prej 3.000 euro, kete here populli me urraganin vote ju degdisi nga erdhet nga shpellat dhe tufat e bagetive. Mos sabotoni dhe mos beni hakmarrje primitive, do te perfundoni si Sadami, Kadafi, Ben Aliu dhe do te dilni ne gjyq edhe me barrele si Mubaraku. Mos e trazoni me verdiktin e popullit, mos beni qe ky popull t’u shpore me dru para shtatorit, beni kalim te bute te pushtetit, mos e ngacmoni arken e shtetit qe eshte prone e popullit Shqiptar, SOJSEZE DHE EDEPSEZE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *