Pas lajmin që u publiku lidhur me një largim të mundshëm nga grupi parlamentar i PD-së, ka reaguar kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Gazetarja e ‘News24’ Elda Menga ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga Ndoka, i cili shpjegon faktin se në Kuvend ka firmosur si çdo sesion të ri parlamentar një kërkesë ku ai paraqitet si subjekt i një partie, që në këtë rast është PDK-ja.
Ai thekson se kërkesa nuk është bërë për shkëputje nga PD, duke shtuar faktin se ai nuk bën pjesë në grupin Parlamentar të saj, por në koalicionin e përbashkët me opozitën. Mes të tjerash Ndoka bënë me dije se kërkesën e kanë firmosur edhe aleatët e tjerë të opozitës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.
“Është procedurë normale parlamentare. Se kam firmosur vetëm unë kërkesën, por edhe Mediu, Dule dhe Shehi. Ne jemi përfaqësues të partitive tona dhe në një koalicion të përbashkët me opozitën. Por s’jemi anëtarë të grupit parlamentar të PD-së.
Me deklaratën që çdo deputet bën pranë Kuvendit të Shqipërisë jemi deklaruar përfaqësues të subjekteve tona që përfaqësojmë. Basha e di këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë as më shkëputje nga PD dhe as nga grupi”, sqaroi Ndoka për ‘BalkanWeb’.

Ky esht nje bythqir nga me te kqinjte,kurve bordelloje!
Niveli juaj eshte ne propocion me genjeshtren Ju doni te paraqiteni ne mekanizmat nderkombetare sikur jeni nja 5 parti opozitare qejeni kunderPSdhe te tregoni se cfar ‘opozitarizmi’ i gjere jeni kur se e dini qe askush ne bote ska per te vrare mendjen se sa anetare keni dhe sa ju kane votuar
Kur nuk jeni anetar te grupit te PD- pse merrni pjese ne mbledhjet e grupit? At’here grupi parlamentare i Pd eshte jo 43 po 43-4 = 39.
Eshte nje matrapasllek i paster parlamentar.Marrin fonde shtese per grupazhet qe krijojne.Taksapaguesit i paguajne.Fut e bjer ta bejme thesin zero.Lum ne per politikanet tane.
Pse nuk e llogaritni se nga eshte.Eshte nga KAR-rma e Pukes.