Pse egjiptianët ndërprenë ndërtimin e piramidave?

Gazeta Dita

Piramidat janë ndërtesa madhështore, funeral më i denjë për faraonët, të konsideruar si mishërim i perëndisë Horus. Më të famshmet gjenden në pllajën e Gizës, dhe janë ndërtuar nga faraonët e fuqishëm të dinastisë së katërt, ndërmjet viteve 2600- 2500 P.E.S, gjatë periudhës së quajtur “Mbretëria e Vjetër”.

Pas shkëlqimit të kësaj të fundit, Egjipti përjetoi një periudhë të gjatë rënies dhe trazirave civile:faraonët vazhduan të ndërtojnë piramida, por ato nuk arritën më kurrë madhësinë e atyre të vjetra, pasi e kuptuan se bëhej fjalë për një aktivitet shumë të shtrenjtë dhe që kërkonte shumë angazhim.

Vetëm shumë shekuj më vonë, nga viti 1600 P.E.S, filloi një fazë e re e shkëlqimit, të cilën egjiptologët e kanë quajtur “Mbretëria e Re”:faraonët nuk qenë kurrë më të pasur dhe aq të fuqishëm. Ata mund të ishin në gjendje të ndërtonin piramida më të mëdha sesa ajo e Keopsit por nuk e bënë. Preferuan të gërmonin varre të mëdha nëntokësore, të dekoruara bukur e të mbushura me të gjitha llojet e thesareve që i dhanë jetë Luginës së Mbretërve.

Ky ndryshim në prirje, kishte të bënte edhe me teknikat e varrimit dhe është kryesisht i natyrës praktike:piramidat nuk qenë mjaftueshmërisht të sigurta, dhe madhështia e tyre tërhiqte vizitorë të padëshirueshëm, si grabitësit e varreve. Prandaj faraonët vendosin ta bëjnë më pak të dukshëm varrin e tyre, dhe të nxjerrin ndërkaq në pah kompleksitetin e sistemit të qasjes nëntokësore.

Piramidat qenë aq mbresëlënëse, por edhe delikate, të kushtueshme dhe të pasigurta:blloqet e gurit që përdoreshin në raste të tilla prireshin të degradonin dhe rrëzoheshin për shkak të ndryshimeve të temperaturës; gurët kontraktoheshin dhe deformoheshin, duke krijuar të çara që fusnin rërë dhe shkaktonin gremisjen e pjesëve të stukturës. /bota.al

Share This Article
1 Comment
  • Ju dilnin me kosto te larte.Nuk i mbulonin shpenzimet.Komisioni Tenderimit zgjodhi Kompanine e gabuar,;projektit i mungonte studimi fizibilitetit,si rruga durres-kukes,faraoni Kefren vendosi ta jape me concession prandaj i mbeti pa shtruar me pllaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *