Tjetër plagosje në Tiranë, babë e bir godasin me mjete prerëse çiftin e bashkëshortëve, dërgohen në spital

Gazeta Dita

Nje tjeter plagosje ka ndoshur ne Tirane, tashme ne rrugen “Shefqet Ndroqi”, ku sipas policise shtetasit me inicialte G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç at dhe bir për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe  burrë e grua, të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital”.

Njoftimi i plote

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim. Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *