Asensio: Van Nistelrooy më kërkoi të luaja për Holandën

Gazeta Dita

Marco Asensio ka zbuluar se ish-ylli i Real Madrid Ruud van Nistelrooy e ka kontaktuar si asistenti i trajnerit të përfaqësueses holandeze për ta pyetur nëse ylli i ri spanjoll do të ishte gati të përfaqësonte ekipin kombëtar të Holandës.

21-vjeçari mund të kishte zgjedhur të luante për Holandën pasi ka mamanë holandeze, por sulmuesi i Los Blancos nuk e ka përfaqësuar në asnjë nivel shtetin Holandez.

Asensio ka luajtur për të rinjtë e Spanjës përpara se të debutonte ndaj Zvicrës në fitoren 3-1 në maj të 2016.

Gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe nëse ai do të kishte zgjedhur të pranonte ofertën e Van Nistelrooy, megjithëse Asensio insiston se nuk do ta refuzonte kurrë Spanjën.

“Më ka telefonuar Van Nistelrooy për të luajtur për Holandën,” shprehet Asensio për Cope.

“Fola me të për një moment, më pas më kaloi trajnerin dhe ai më tha se më donte me çdo kusht. Por nuk hezitova, unë doja vetëm Spanjën.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *