Vajza e Azem Hajdarit flet në Kuvend: Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë

Gazeta Dita

Deputete për herë të parë, Rudina Hajdari vajza e themeluesit dhe ish-deputetit demokrat Azem Hajdari i vrarë 19 vite më parë, e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Kuvend duke theksuar se mos respektimi i këtij institucioni është mosrespektim i atyre që nuk janë sot.

Ajo u ndal edhe tek programi i qeverisë dhe prezantimi i ministrave, duke e quajtur gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE.

Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj.

Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë…

Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha deputetja e PD, Rudina Hajdari.

Share This Article
9 Comments
  • ate qe ka bere banda e tropojes nuk e arriti serbi greku dhe islamiket se bashku…

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

  • ti rudina fillimisht duhet te kerkosh te falur per krimet e azem hajdarit dhe ..per miljardat e sateme..

    pse eshte yt ate zjarrvenesi i shkodres ne 1991 dhe gjithe shqiperise

    (akuzat e izet haxhise)

    Më kujtohet shumë mirë ajo natë. Në fillim na përfshiu entuziazmi për rezultatet pozitive nga Tirana ku kishte humbur Ramiz Alia, rezultatet po i ndiqnim nga zyra e Berishës në PD. Po aty nga mesnata u kuptua që kemi humbur. Në selinë tonë kaploi dëshpërimi. Por filloi të flitej se votat ishin vjedhur e manipuluar. Kjo ishte alibia që gjeti menjëherë Berisha për humbjen. Më kujtohet që të nesërmen selinë tonë e vizitoi edhe Elez Biberaj, që kishte ardhur nga Amerika për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste. Njerëzit e dëshpëruar donin të mësonin diçka prej tij se çfarë do të bënte Amerika për neve, sepse zgjedhjet ishin të vjedhura. Pra, a do t’i njifte ajo këto zgjedhje apo jo. U dha direktiva që këto zgjedhje të mos njifeshin dhe të fillonin protestat.

    – Po atëherë pse ndodhi tragjedia e Shkodrës? zoti Izet

    Azemi atë ditë të 1 prillit shkoi në Shkodër për të pregatitur protestat me nje grup specila, sepse Shkodra ishte një kala e PD dhe antikomunizmit ku kishte fituar PD-ja me rezultat të thellë. Nuk e di për atë çfarë ka bërë Azemi në Shkodër, se çfarë ka organizuar për 2 prillin që u kthye në një ditë të përgjakshme për Shkodrën e demokracinë, por di që njeherë, pas dy vitesh Azemi në gjendje të dehur, ka thënë se do t’ua bëj këtyre siç ua bëra në Shkodër. Në atë rrugëtim Azemi ka qenë i shoqëruar edhe nga një personazh i njohur i sapodalë nga burgu, që më vonë u vra me pardesynë e Azemit në Tropojë. E kam fjalën për Isuf Halucin. Natën e 1 prillit Azemi është kthyer nga Shkodra për Tiranë pa këta persona që kishte me vete. Dhe dihen që vrasjet që u bënë më 2 prill janë akoma të paditura se nga kush dhe çfarë arme janë bërë. Por dihet gjithashtu që pas këtyre vrasjeve ajo që përfitoi nga ato ishte PD dhe lidershipi i saj. Ka të tjerë që e dinë më mirë se unë tragjedinë e 2 prillit në Shkodër…por ajo qe dihet me siguri eshte qe “heroi” kryesor i dy prillit ishte i jati Rudines “

  • Keta adoleshente , qe lexojne ato qe ua japin te shkruara ujqit e vjeter , jane ne parlament si roboter , vetem per te ngritur dhe ulur kartonet ! Pra , jane numura dhe nuk jane njerez !

  • Arben
    Edhe pse e din kaq sa ke shkrue.Logjika dhe thurja e ngjarjes,je plotesisht korrekt me cfare ka ndodhur me 2 prill.Organizimi asht ba ne mbramjen e 1 prillit ne Pijace prane hotel turizmit ne rrugen qe te con tek poliklinika.Aty asht fole nga Azemi.Mos kini frike sepse ne kemi situaten ne dore sepse kemi zane te gjitha pozicionet ne lartesi dhe shikojme cdo gja si ne pellambe te dores.
    Pjetri i bani vrejtje njerit nga ky grumbullim prej 7 – 8 vetash i cili kerkoj qe nexanesit e shkollave te vijne pa libra:Ne asnji menyre.Tu thohet te gjithe nexanesve qe te marrin me vete librat si 29 nandorit dhe ati te Jordan Misjas.Te ulen ne shesh para komitetit te Partise dhe te qendrojne ulur.
    Keto qe ti shjkruaj jane te verteta si drita e diellit qe i kam ndigjue me veshte e mi ate nate para ores tete te mbramjes.
    Pershendetje!

  • Dhe te zi i nxoren ketij vendi, shkaterruan gjitheçka ishte ndertuar, si ne asnje vend tjeter. E shpune ne “Nivelin Zero”, madje dhe nen nivelin e detit.
    Vetem Hidroçentralet mbeten ne kembe.

    Komunizmi s’ra nga keta, por nga Muri i Belinit….

    E di kja vajza?

  • Ti mund te kesh ideale moj vajze dhe ty nuk te gjykon askush. Por nje gje duet te dish nga gjithe shqiptaret separi babane ta vrau partia ku ju aderoni dhe babai juaj nuk ishte I paster.Ai i vuri zjarrin gjithe shqiperise.Kete e pohojne shoket e tij. Te uroj te mos behesh si ytat. Ta duash vendin tend e popullin tend.Mos e lejo veten te behesh vegel e Saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *