I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24 rektori i Universitetit ‘Luarasi’ dhe ish ministri i Financave Arben Malaj komentoi kabinetin qeveritar ‘Rama 2’ si dhe shkrirjen e disa ministrive.
Arben Malaj tha se shkrirja e disa ministrive nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të vogël, pasi ka faktorë të tjerë për ta përcaktuar.
“Ministria e Ekonomisë nënkupton sektorët realë të ekonomisë, por ka raste që ministrisë Ekonomisë i jepet edhe biznesi. Unë kam merak që të mos ketë mbivendosje ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.
Fakti që është reduktuar numri i ministrive nuk do të thotë se kemi qeveri të vogël. Janë disa tregues që të bën të kuptosh nëse është qeveri e vogël apo jo. Nuk përcaktohet nga numri i ministrave, por sa është në total, sa shpenzohet etj”- tha Malaj.

O VELLA, PO BEHESH EDHE TI SI NARD NDOKA.
Jane numrat qe e percaktojne kabinetin qeveritar a eshte i madh apo i vogel.Pse?Qeveria e Kosoves,aktualisht, ka ngritu qeverine me pese zevendeskryeministra,22 ministra dhe nje mizeri zevendesministrash ,pas kraheve te ministrave te nderuar.Kjo eshte kosto e rende,mbi shpatullat e taksa paguesve kosovar.Si do te funksionoje qeveria e vogel?Kjo varet nga aftesite e qeverise ,ne ndarjen e puneve Nga mençuria e ministrave ,per ta konceptuar dertyren e vet dhe per ta shperndare me seriozitet tek vartesit. tek vartesit.Hallka me kryesore mbete ne fund.Si realizohen praktikisht detyrat e caktuara per gjithesecilin?Kesaj pyetje,pergjithesisht,dembelet,te paaftit i rreshqasin me demgogji dhe duke ia lene fajin opozites!?