Dy ditë më parë Azerbajxhani informoi se ka miratuar projektin TAP për furnizimin me gaz të Evropës. Ky projekt përfshin në itinerarin e vetë dhe Shqipërinë. Si i tillë projekti u mbështet fuqimisht nga kryeministri dhe qeveria Berisha, por duket se ky projekt u pa si një mënyrë nga Berisha për të krijuar një “nyje gordiane energjitike” duke futur dhe Albpetrolin në lojë. Gjatë privatizimit të kompanisë shqiptare të naftës u nxit dhe u mbështet si fitues Rezart Taçi dhe koha kur nisi privatizimi përkonte me pritshmërinë e qeverisë për shpalljen fitues të projektit TAP. Por në Azerbajxhan shpallja e fituesit u shty edhe me 6 muaj ndaj dhe procesi i privatizimit të Albpetrol-it mori shumë pikëpyetje, pasi nëse nuk fitonte TAP, ndryshonte shumë “skema” dhe plani i pregatitur më parë. Paraprakisht qeveria i dha disa licenca ekskluzive për shpërndarjen e gazit Albpetrol-it, që ti kishte gati. Për më tepër biznesmeni Rezart Taçi që fitoi fillimisht tenderin kishte disa lidhje biznesi të njohura në Azerbajxhan dhe dukej një rrethanë e favorshme për të krijuar në Shqipëri një “ministri të përjetshme energjetike” nëse plani do të funksiononte. Sikundër dhe dihet plani rezultoi një dështim total, në Azerbajxhan kishin gjithë qetësinë dhe kohën e duhur për të zgjedhur gazsjellësin fitues, ndërsa nguti në Tiranë bëri që procedura e tenderit të realizohej në kushte nxitimi madje dhe në shkelje të ligjit.
Përzgjedhja
Konsorciumi “Shah Deniz 2” ka përzgjedhur projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) kundrejt Nabukos për të transportuar gazin për në Europën Perëndimore. 1 miliard euro investim, rreth 20 mijë të punësuar, do të jetë efekti ndërtimit të këtij projekti për Shqipërinë. Përfaqësuesit e “British Petroleum” dhe të kompanisë shtetërore azere të energjisë “Socar”, kanë konfirmuar lajmin për zyrtarë të lartë të Athinës, por lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë shqiptarë. Ndërkohë, agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” citon një njoftim zyrtar të kompanisë austriake të energjisë OMV, sipas së cilës projekti “Nabuko Ëest” nuk është përzgjedhur nga konsorciumi “Shah Deniz 2”. Gjithsesi, vendimi zyrtar nga konsorciumi “Shah Deniz 2” do të merret më 28 Qershor. Për Shqipërinë së bashku me projektin TAP, është miratuar si paketë edhe projekti tjetër, ai i degëzimit të gazsjellësit nga Fieri drejt Kroacisë, i njohur si projekti Jonian Adriatik apo IAP. Kjo do të thotë që paralelisht me nisjen e punimeve për ndërtimin e gazs-jellësit Trans Adriatik, në vijën bregdetare shqiptare mund të nisin punimet për gazsjellësin që kalon në ultësirën perëndimore shqiptare drejt Kroacisë. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi në Dubrovnik u zhvillua ministeriali në të cilin kryediplomatët e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe të Kroacisë iu bashkuan Shqipërisë, Italisë e Greqisë, duke firmosur publikisht memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve TAP dhe IAP. Nënshkrimi i memorandumit u bë vetëm pak ditë para vendimmarrjes përfundim-tare mbi projektin TAP, çka duket se ka ndikuar edhe më tej për përfshirjen në vendim të projektit të dytë që ishte parashikuar të ndërtohej nga qeveritë respektive të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë.
Në çfarë mase ndikon TAP në Shqipëri?
Gazsjellësi TAP do të ketë një kapacitet 10 mld metra kub në vit për të shkuar në kapacitetin 20 miliardë duke shtuar dy kompresorë në Serres (Greqi) dhe një në kufirin shqiptaro-grek. Gjatësia në total e tij do të jetë 870 km, 550 km në Greqi, 205 km në Shqipëri 110 km në detin Adriatik dhe vetëm 5 km në Itali. Pika më e lartë ku do të kalojë do të jetë 1800 metra në Shqipëri dhe thellësia 810 me-tra në detin Adriatik. Sfida e sigurimit të burimeve energjetike po bëhet gjithmonë e më e madhe për njerëzimin. Gazsjellësi TAP është një projekt madhor energjetik dhe kalimi i tij përmes vendit tonë ka rëndësi shumëdimensionale. Parë në këtë këndvështrim, TAP kontribuon në mënyrë direkte në rritjen e peshës gjeopolitike të vendit tonë, si dhe në stabilitetin e gjithë rajonit. Për më tepër, TAP do të përbëjë një burim të ri furnizimi me energji të vendit tonë tashmë të ekspozuar ndaj riskut të reshjeve apo thatësirës. Furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës apo edhe i TEC-eve të rinj do të kontribuojë në stabilitetin e sistemit tonë elektrik dhe do të krijojë kushte të favorshme për ndërtim të parqeve eolike. Ndonëse në mënyrë më graduale, futja e gazit natyror në përdorim në sektorin rezidencial do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e dëmtimeve në pyje, si dhe në lehtësimin e rrjetit elektrik tashmë shumë të ngarkuar nga përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim. Linja e tubacioni do kenë një gjatësi 800 km, dhe do të sjellë gazin natyror të Kaspikut nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar nëpër Shqipëri. Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e tubacionit të TAP do të ndërtohet në vendin tonë, me një gjatësi rreth 204 km në tokë dhe 60 km në det në pjesën shqiptare të detit Adriatik. Gjatë ndërtimit do të ketë përfitime direkte në PBB dhe do të krijohen mijëra vende të reja pune. Disa prej seksioneve të tubacionit TAP do të ndërtohen në zona të largëta rurale, të cilat sot arrihen me vështirësi. TAP-i planifikon të investojë ndjeshëm në infrastrukturën rrugore, gjë që pa dyshim do të nxisë zhvillimin ekonomik në ato zona. Projekti ka një kosto të vlerësuar prej 3,7 miliardë eurosh, për pjesën e Shqipërisë, kurse punimet për ndërtimin e tij parashikohen të fillojnë në vitin 2014. Tubacioni është projektuar në mënyrë të atillë që kapaciteti i tij transportues të mund të zgjerohet nga 10 deri në 20 miliardë metër kub gaz në vit.
Dorian Duçka: Albpetroli nuk ka asnjë lidhje me gazsjellësin TAP
Flet Dorian Duçka, Ish-Drejtor i Menaxhimit të Projektit TAP për infrastrukturat e mëdha të gazit për 4 vite në METE. Cilat do të jenë përfitimet nga ndërtimi i gazsjellësit dhe si qëndron e vërteta në lidhje me licencat ekskluzive që qeveria i dha Albpetrol-it për shpërndarjen e gazit në vend
Zoti Duçka në Azerbajxhan është vendosur 48 orë më parë projekti TAP si fitues i linjës së gazsjellësit nga Kaspiku. Projekt ky që përfshin në trajektoren e vetë të tubacioneve dhe territorin shqiptar. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Ky projekt është realisht Integrimi i Shqipërisë i shprehur në investime dhe kapitale madhore të nivelit politik dhe atij financiar. Nëse të gjitha projektet e mëparshëm të investimeve të huaja, të ashtuquajtura të mëdha shpesh herë kanë ngelur në letër, ky projekt është real dhe i sjell Shqipërisë përfitime të jashtëzakonshme. Së pari, e vendos vendin tonë në një pozicion të jashtëzakonshëm në hartën e shteteve me koifiçent maksimal të sigurisë energjetike duke e shndërruar në aktor për rritjen e sigurisë së energjisë së Bashkimit Evropian. Korridoret energjetike kanë pasur gjithmonë përparësi në nivel politik dhe në investime të mëdha financiare nga superfuqitë botërore dhe multikorporatat ndërkombëtare.
Sa është vlera e infrastrukturës së ndërtimit të rrjetit në Shqipëri?
Kur flasim për projektin TAP, duhet të kemi parasysh se gama e lojës është pak më e gjerë. Kemi të bëjmë me korridorin jugor të gazit, ku që nga shfrytëzimi i zonave gazmbajtëse të “Shah Deniz 2” deri në pikën fundore në Brindisi. Kemi të bëjmë me 3 projekte të ndryshme, të integruara në korridorin jugor të gazit. Kemi koncesionarin e “Shah Deniz-it” që do të shfrytëzojë burimet, kemi gazsjellësin TANAP, që do të përfundojë deri në kufirin grek, dhe kemi projektin TAP që fillon në Greqi dhe përfundon në Itali. I gjithë investimi për korridorin jugor të gazit, do të kalojë shifrat mbi 40 miliardë euro. Përzgjedhja e TAP-it si projekti fitues për të qenë transportues i gazit të Azerbajxhanit nga kufiri grek deri në Itali(e më pas në gjithë BE-në) është nja shans dhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin energjetik të Shqipërisë, ku vlera që do të investohet në Shqipëri vetëm prej projektit TAP është rreth 1 miliardë euro. Por përfitimi politik, imazhi, dhe ngarkesa gjeostrategjike e shtuar janë edhe më të rëndësishme se sa thjesht kjo vlerë investimi fillestar.
Me këtë 1 miliardë euro mbyllet i gjithë kapitulli i investimit apo do të ketë vlerë të shtuar, themi një ristrukturim të tregut të brendshëm dhe masivizimit të përdorimit të gazit, apo një rrjet të punësuarish në mirëmbajtje etj?
Përfitimet ekonomike që vijnë si rrjedhojë e kryerjes së investimit do të jenë më të mëdha. Ky projekt kaq strategjik do të sjellë një reaksion zinxhir të investimeve në fushën energjetike si për shembull, ndërtimi i tubacioneve të gazit për përdorim të brendshëm nga industritë vendase si dhe ekipet profesionale që do të bëjnë të mundur kapilarizimin e rrjetit në çdo apartament dhe dyqan. Pra do të ketë një angazhim, e për rrjedhojë investim, të ngritjes së rrjetit të tubacioneve në nivel kombëtar, nivel Qarqesh, e më pas dhe në nivel përdoruesi final. Investimi për gazifikimin e Shqipërisë pas përfundimit të projektit TAP do të jetë në një vlerë mbi 500 milionë euro.
500 milionë euro?
Jo 500, por mbi 500 milionë euro. Mbani parasysh se brenda këtij investimi përfshihet dhe ndërtimi i termocentraleve që do të prodhojnë energji më të lirë me anë të përdorimit të gazit natyror.
Nga do të vijnë këto para?
Nga investitorët, është investim i justifikuar për sa kohë që do të ketë treg. Në masterplanin që kemi qenë duke hartuar gjatë kohës kur kemi punuar në periudhën 2009-2013, do të ftohen investitorë ndërkombëtarë të interesuar për të marrë me koncesion ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtij rrjeti të brendshëm.
Në ç’farë raporti qëndron ky projekt strategjik me kompaninë ende-shtetërore Albpetrol, tenderi privatizimit të së cilës dështoi, por kam parasysh që Albpetrol ka marrë të drejta ekskluzive të shpërndarjes së gazit në nivel kombëtar?
Këto dy çështje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. E them këtë pasi akoma nuk është aprovuar masterplani për gazifikimin e Shqipërisë dhe mënyrës se si shteti shqiptar do të organizojë këtë projekt në nivel kombëtar dhe kush do të jenë operatorët të cilëve shteti shqiptar do ti akordojë sasitë e gazit natyror që do të përfitojë nga marrëveshjet e bashkëpunimit që ka me transportuesit e gazit dhe aksionarë kryesorë në projektin TAP, siç janë gjiganti gjerman i energjisë “E-ON Ruhgaz” dhe “Axpo”.
Po të drejtat ekskluzive që mori Albpetrol përpara privatizimit çfarë kuptimi kanë atëherë?
Për këto licenca mund të pyesni ish-kryeministrin Berisha i cili i dha me vendim qeverie.
Zoti Duçka, ju jeni përfshirë intensivisht në çështjet energjetike si zyrtar shtetëror 4 vitet e fundit. Kërkova një opinionin tuaj. Juve personalisht si e shikoni vlerën e këtyre të drejtave që iu akorduan Albpetrolit?
Që të jem i sinqertë unë nuk i shoh të lidhura me projektin TAP.
I bie që të jenë thjeshtë të drejta ekskluzive “në letër” atëherë?
Ju lutem, mos e ngatërroni 1 miliardë euro që premtoi Berisha nga Rezart Taçi, me një investim dhe projekt kaq madhor si TAP. Sepse e para është një mashtrim i madh, ndërsa e dyta është një realitet.
Ju kur e kuptuat që ishte mashtrim i madh, para apo pas 1 Prillit?
Që nga momenti kur pashë ofertuesin duke bërë vrap buzë liqenit të Gjenevës me uniformën e Milan-it dhe ndërkohë zyrtarët shqiptarë e prisnin për negociata.
Kur pritet të fillojë aplikimi në terren i investimit të TAP?
Mund të themi se projekti TAP ndërkohë ka nisur të investojë në Shqipëri duke realizuar projekte inxhinierike, studimet e mirëfillta mjedisore, ligjore etj. Ndërkohë menjëherë do të fillojë puna për realizimin e këtij projekti me qëllim sinkronizimin e tij në të gjitha shtetet ku kalon korridori jugor i gazit.
Qeveria në ikje, e ka lehtësuar ose më saktë a ka punuar kjo qeveri për progresimin e këtij projekti me vlerë të madhe për Shqipërinë?
Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, projekti TAP ka qenë i mirëpritur nga gjithë shqiptarët si ata në qeveri por edhe ata në opozitë. Përfituesit real të këtij projekti janë shqiptarët dhe për mua që kam shërbyer për 4 vite së bashku me kolegë të tjerë në Ministrinë e Ekonomisë, për mundësimin e këtij projekti për të kaluar nga Shqipëria ka qenë një kurorëzim i mrekullueshëm i të gjitha orëve të gjata të punës dhe angazhimit tejet serioz dhe intensiv lokal dhe ndërkombëtar. Gara me projektin rival “Nabuco” nuk ka qenë e thjesht. Na është dashur të krijojmë të gjitha kushtet ligjore dhe politike për ti dhënë garanci konsorciumit të “Shah Deniz-it”.

normal priten sa humbi plera se me at ne pushtet as tubacionet e ujrave te zeza nuk do kalonin ketej se dhe aty do vidhte plera ,tashti me te vertete do rilindi shqiperia pas vdekjes se berishizmit dhe familjes ne pushtet ,shpresojme te marre at qe i takon nga drejtesia per te gjitha ato te keqija qe i ka bere shqiperis dhe shqiptareve ,per ato lot nenash qe i veshi me te zeza e nuk ju tha loti nga syri ,vota jone e nxorri si nje jashteqitje ashtu si ishte ,poshte kjo fare e ndyre me emrin sali serb berisha ,FORCA EDI PER NJE RILINDJE !