Megjithëse deklaroi se tashmë ishte e papunë, ish-deputetja dhe ish-ministrja Majlinda Bregu nuk mund të heshtë kur vjen puna tek gratë dhe mbrojtja e tyre.
Pas kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Ferdinand Rukon, i cili vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e banjës në qytetin e Fierit, Bregu e indinjuar thotë se janë shtyrë 4 seanca dhe se tashmë burri vrasës do përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.
“Çfarë duhet të ndodhë më, që një burrë që vret gruan, gjakftohtë, në kushtet e urdhrit mbrojtës, në rastin e Fierit edhe në prani të fëmijëve të mitur, të vuaje dënimin maximal që njeh ligji, burgim të përjetshëm?”, pyet ndër të tjera Bregu.
Ajo kërkon nisjen e një lëvizjeje kombëtare për të tundur e shkundur çdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetëm të këtij vendi, që të kuptojnë e veprojnë, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk është çështje kulture e zakoni por është krim kundër jetës që po merr përmasa terrorizmi.
STATUSI I BREGUT
Ne dhjetor te vitit te kaluar, nje grua, Liljana Zhezha, nene e dy femijeve, u flak nga dritarja e shtepise prej burrit te saj.
Asokohe i kerkova nga Ministrit te Drejtesise, Ministrit te Brendshem, Prokurorit te Pergjithshem edhe Presidentit te Republikes, zbardhjen e plote te ngjarjes e cila niste me papergjegjshmerine e zvarritjes se urdherit te mbrojtjes deri tek absurditeti i jeteses se viktimes dhe vrasesit te saj ne te njejtin apartament.
(Ne fakt, keshtu e parashikon Ligji per Masat Parandaluese te Dhunes ne Familje,i cili duhet ndryshuar me urgjence). Gjykata thoshte se kish lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.
I kerkova edhe Kryetarit te Bashkise Fier, te ndihmonte dajen e femijeve te Liljanes, pasi i mori te dy jetimet e vegjel ne shtepine e tij.
Pas Liljanes kane humbur jeten edhe dy gra te tjera deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.
Por cfare ndodh sot.
Nga dhjetori 2016 jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore kunder burrit qe flaku nenen e femijeve nga dritarja. Keto, prane Gjykates se Krimeve te Renda Vlore.
4 seanca jane shtyre me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasesi thoshte se ishte semure; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.
Ne seancen e dyte vrasesi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kerkon qe denimi nga i perjetshem te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.
Nderkohe qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padise se bere nga kujdestari i tanishem i femijeve (daja). Kodi i familjes edhe per heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunes ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te femijeve nuk eshte i qarte.
Kater pyetje me lindin tani:
1. Cfare duhet te ndodhe me, qe nje burre qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te femijeve te mitur, te vuaje denimin maximal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?! (neni 79/c i kodit penal)
2. Neni 228 i Kodit te Familjes thote qe “pergjegjesia prinderore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prinderore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve cfare quhet?!
3. Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?
Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur cdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!

E po tani do ti sajoje pune vetes … po pse moj zonje na hiqesh si e revoltuar? Keto krime ndodhnin edhe kur zotrote ishe ministre, apo atehere nuk degjoje nga veshet, sepse merreshe me gjera me te rendesishme.
Pa tub… nuk te ka hije kercimi.
PRO lëvizjes kombëtare !!!
Edhe pse shume e vonuar, edhe pse akoma pjese e nje cete multi-kriminale, e cila ne nje vend me demokraci te konsoliduar perendimore, te pakten pas katrahures se ’97-es, pas shperthimeve te Gerdecit dhe sidomos pas vrasjeve makabre te 21 janarit, ajo duhej te ishte shpallur me dekret te vecante si parti e jashteligjshme, gjithkush duhet te jete vete ne gjendje te beje dallimin midis politikaneve vizionere dhe idealiste, te cilet kane deshmuar here pas here se deshirojne ndyshimin e gjendjes permes sjelljes se koncepteve pozitive, dhe intelekthalerave, te cilet krahas miopise se theksuar, shpirtligesise dhe tendencave per te poshteruar cilindo qe u duket dicka me i “piset” se vetvetja
Respektoj, vleresoj, dhe do te isha i gatshem te perkrahja fuqishem cdo lloj levizje kombetare, qellimi i te ciles do te ishte sjellja e demokracise (27 vite demokrature), dhe shporrja e cdo zyrtari te korruptuar nga fronet e pushtuara te parlamentit. Parlament ky, i cili normalisht duhet t’u takoje intelektualeve nga me te formuarit dhe nga me te ndershmit, dhe jo kryepocaqirave.
Korrigjim:
te cilet krahas miopise se theksuar, SHFAQIN SHENJA TE shpirtligesise dhe tendencave per te poshteruar cilindo qe u duket dicka me i “piset” se vetvetja,
“Bregu: Të nisim një lëvizje kombëtare për të tundur e shkundur çdo zyrtar”
PA E MARRË MUNDIMIN të lexoj kusurin do ti bëja një pyetje kësaj të lindurës në maj!!
saliun si perëndinë e demokracisë,a do ta keni në përbërjen tuaj apo jo??
nëse ai nuk bashkohet me ju!?
atëherë mos na çani hajdarin!!
sepse jeni akoma këlyshët e tij të përzënë me shkelma nga strofulla e ndyrësisë!!
majlinda meqë të futën gishtin,nga PDja,nuk është se tashti je virgjëruar!!je e njëjta buçe që ke qënë dhe kur ishe kotelja e zëmrës së saliut!!
ti patozi dhe turrli horrash të tjerë!!
edhe sikur të të merrte rama në qeverinë e tij,si u përfol,prap nuk kishe për tu virgjëruar nga turpet e tua,nga ana që mbajtur deri dje!rama kishte për tu dhjerë më tepër se është!!
pthuuuuuu,qënje të ulëta!!