Fitore me polemika për Shanghai SIPG në Champions League-ën aziatike kundër Guangzhou Evergrande.
Trajneri Andre Villas-Boas ka akuzuar rivalët se kanë provokuar aksidente rrugore për të penalizuar ekipin kundërshtar, siç i ka ndodhur Shanghai SIPG ndërsa shkonte në stadium për ndeshjen e kthimit me Guangzhou.
“Është suksesi më i madh në historinë e SIPG, sepse kemi mundur një klub që kontrollon AFC-në (federatën). Një klub që mund të bëjë atë që do: mund të bllokojë prenotimet e hoteleve, të shtyjë njerëzit që të shkaktojnë aksidente rrugore”, ka thënë portugezi.
