VIDEO/ Çfarë nuk u pa në Kuvend, Ruçi i ngatërron emrin ministres. Shpërthejnë duartrokitjet në fund

Gazeta Dita

Pas rreth 22 orësh debat në Kuvend, Edi Rama më në fund ka marrë 78 vota, të mjaftueshme, për të nisur punën nga sot me Qeverinë e re.

Debatit të gjatë, ku folën thuajse të gjithë deputetët, i erdhi fundi në orën 7 të mëngjesit të sotëm, kur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi të hapej votimi.

Por lodhja duket se e bëri të vetën te kryeparlamentari. Gjatë leximit të emrave të Qeverisë, Ruçi hasi probleme te Manastirliu, të cilës mezi ia tha emrin.

Fundi gjithsesi ishte i lumtur. Deputetët socialistë shpërthyen në duartrokitje pasi u numëruan 78 vota pro Qeverisë së Ramës.

Ndërsa ata demokratë, veçanërisht ata të rinjtë, nxituan të lënë sallën e Kuvendit, për tiu drejtuar shtratit dhe rikuperuar orët e gjumit.

Share This Article
1 Comment
  • Qenia e kriminelit Ruci ne krye te Kuvendit, turpi i rradhes i politikes shqiptare. Prisni se nuk keni pare gje akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *