Tiranë, dekonspironte aksionet e policisë, arrestohet polici

Ornela

Një punonjës i Repartit “Shqiponja” në Tiranë është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

SHÇBA ka vënë në pranga punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja”, në D.P.V. Tiranë.

Arrestimi i policit është bërë pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F. L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”, parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Share This Article
2 Comments
  • Per keta punonjes te policise duhet te jepen denimet maksimale dhe te perjashtohen perfundimisht nga forcat e policise dhe te mos punesohen kurre ne administraten shteterore.

  • Policet jane te rendesishem per t’u marre me ta kur bashkepunojne me krimin e kriminelet,por kur kete e bejne shefat e tyre ,kjo eshte shiume me e rrezikeshme..C’behet per vttingun ne liddhje me ish Drejtorin e Policise Artan Didi.Po per ish ministrin Sajmir Tahiri.Ka aq shume pleh ne jeten e tyre por ndihen te mbrojtur,njeri ne USA dhe tjetri I sapoemeruar kordinator.Interesohuni te mesoni nese Artan Didi ka blere nje shtepki ne Amerike.Me C’para valle?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *