“Shkelëm mbi kufoma”/ Flasin të vetmit të mbijetuar të katit të 23-të në Grenfell Tower

Gazeta Dita

Zjarri sapo kishte thyer dritaren e apartamentit të tyre në kullën Grenfell, kur Flora Neda e bindur se nuk donte të digjej e gjallë i tha të birit: Do të hidhem poshtë. Atëherë Farhad kishte  dy alternativa, të shikonte nënën e tij të hidhej nga kati i 23-të i kullës, ose të largohej bashkë me të në përpjekje për të dalë gjallë nga kulla. “Mora nënën time nga krahu dhe dola jashtë”tha ai në një intervistë për Channel 4 News.

Flora dhe Farhad Neda, nënë e bir, janë të vetmit të mbijetuar të katit të 23-të të Kullës Grenfell në Londër gjatë natës së 14 qershorit.

Natën e tragjedisë më shumë se 87 persona humbën jetën duke u djegur të gjallë, ndërsa 70 persona të tjerë u plagosën.

Ndërsa shumë prej banorëve të ndërtesës u ngjitën në katet e sipërme pasi besonin se në taracë do të gjenin helikopterë të gatshëm për ti shpëtuar, nënë e bir bënë të kundërtën. Zgjodhën rrugën më të vështirë dhe ia dolën.

“Rreth 40 persona kanë vdekur vetëm për shkak se u ngjitën në çati pritur helikopterin e shpëtimit”, thonë ata në intervistë.

“Ndërsa zbritëm në katet e poshtme na u desh të kalonim mbi trupat e njerëzve të vdekur. Që të mos trembja nënën time i thoja që ishin tuba zjarri” thotë Farhad, në sytë e të cilin ende lexohen traumat e përjetuara.

Në mesin e viktimave nga zjarri ishte edhe babai i Farhad, i cili vendosi të mos i ndiqte ata për të shpëtuar veten.

Familja Neda jetonte në Kullën e Grenfellit prej 20 vitesh. Në orën 3 të mëngjesit të 14 qershorit 2017, Flora dhe djali i saj shpëtuan nga zjarri që po gllabëronte shtëpinë e tyre, të vetmit të mbijetuar nga kati 23-të i kullës ku jetonin.

Kulla Grenfell në Londër, një ndërtesë 24-katëshe mbi 67 metra e gjatë, përmbante 120 apartamente.

Ajo u shkatërrua nga zjarri natën e 14 qershorit. Më shumë se 250 zjarrfikës punuan dy ditë për të shuar flakët.

Të paktën 87 persona kanë vdekur, megjithëse policia e Londrës thotë se vlerësimet zyrtare për tragjedinë do të dalin në 2018, sepse është shumë e vështirë të identifikohen kufomat.

Rreth 255 persona ia dolën të shpëtonin nga flakët. Të mbijetuarit ende po përballen me traumat e asaj nate.

Siç raportojnë mediat britanike, përgjatë javëve të fundit të paktën 20 persona nga të mbijetuarit nga zjarri kanë tentuar të vetëvriten si pasojë e ndjenjës së fajit.

Ndërkohë shumë të tjerë kanë filluar të abuzojnë me alkoolin ose drogën, sepse nuk mund të kapërcejnë traumën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *