Burri kërcënonte gruan e vajzat me hanxhar, pas kthimit nga Shqipëria ato e braktisën, kurse ai…

Gazeta Dita

Një shqiptar banues në Reggio Emilia me familjen e tij, është arrestuar nga policia italiane me akuzen “dhunë në familje”. Ai mesohet se kërcënonte gruan dhe dy vajzat e mitura.

Ngjarjen e ka zbardhur gruaja e tij e cila ka deshmuar ne polici se 43-vjeçari me inicialet Q.N i kishte thene asaj dhe dy femijeve se do ti vriste me hanxhar.

Hetimi nisi më 1 shtator pasi gruaja shkoi të denonconte bashkëshortin e saj, duke thënë se ishte në rrezik për jetën dhe prej shumë vitesh dhunohej fizikisht. Emri i te arrestuarit nuk eshte bere ende me dije.

Për t’i shpëtuar atij, pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri në gusht, të tre gratë nuk ishin kthyer në Reggio Emilia, por ishin vendosur me të afërmit në Abruzzo.

Shqiptari i kishte kercenuar me vdekje nëse ato nuk do të ktheheshin në Emilia bashkë me të.

Pas denoncimit te saj ne Polici, familja e gruas ishte vene ne dijeni pasi nje shok i kishte dhene shqiptarit nje arme e teksa kishin marre ne WhatsApp një video në të cilën ai kishte ne dore një hanxhar, dhe i kërcënonte hapur me vdekje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *