“Viti i Skënderbeut”, por shikoni çfarë i ndodh në Lezhë varrit të Heroit Kombëtar

Gazeta Dita

Mauzoleu i Skënderbeut në qytetin e Lezhës po shkon drejt degradimit të plotë. Çatia e memorialit është dëmtuar plotësisht dhe pikon në disa vende sa herë që ka reshje shiu, duke krijuar lagështirë. Ndërsa muri i memorialit, që simbolizon vendin e varrimit të Heroit Kombëtar, ka pësuar plasaritje në pjesën lindore.

Paulin Zefi

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se shumë shpejt do të jetë gati projekti për rikonstruksionin dhe ndriçimin e memorialit, por problem mbetet financimi. Zefi thekson se brenda pak ditësh do t’i dërgojnë një projekt për rikonstruksion Kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës, pasi Bashkia Lezhë nuk është në gjendje të kryejë vetë financimin e projektit.

“Këtu gjendja është mjaft alarmante, pasi çatia është dëmtuar dhe pikon nga të gjitha anët kur ka reshje shiu. Kjo ka bërë që të ketë shumë lagështirë dhe muri në pjesën lindore ka nisur të plasaritet. Brenda pak ditësh projekti për restaurimin e vendvarrimin do të jetë gati.

Do t’ia dërgojmë këto projekte Kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës. Shpresojmë në bashkëfinancim, sepse vetë Bashkia e Lezhës nuk i ka as mjetet financiare dhe as kompetencat për të vepruar e vetme, duke qenë se ky është objekt kulture i kategorisë së parë dhe në të njëjtën kohë i rëndësisë së veçantë”, thotë Zefi.

Memoriali i dëmtuar i vendvarrimit të Skënderbeut
Memoriali i dëmtuar i vendvarrimit të Skënderbeut

Që prej ndërtimit disa vite më parë, vendvarrimi i Skënderbeut nuk ka njohur asnjë investim ndaj dhe shkalla e amortizimit është mjaft e madhe, ndërkohë që për sa kohe nuk ka ende një projekt të gatshëm, ndërhyrja duket ende larg. Varri i Skënderbeut në stinën e verës kthehet në një atraksion historik që vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj. Ndoshta 2018-ta, Viti i Skënderbeut i shpallur nga Kryeministri Edi Rama, do t’i vijë në ndihmë mirëmbajtjes së vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar në Lezhë, që aktualisht po degradon nga dita në ditë.

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë pati një debat të madh kombëtar lidhur me figurën e Skënderbeut pas “mbulimit” të monumentit të tij në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Share This Article
7 Comments
  • qe ne e kohen e Enverit Madherishem jane bere keto investime…
    .
    ne kohen e salisatanait por dhe te te majtes impotente eshte harruar Heroi Kombetar
    .
    Shume po shendrit dhe pak po ngroh inisiatva e Rames per vitin e Gjergj Kastriotit
    .
    ndoshta ka ardhur koha qe te ngrihet nje varr simbolik i gjergj kastriotit dhe enverit madherishem me shenimin ne balle:
    .
    “”keta dy burrat u maten DHE FITUAN me superfuqite e kohes dhe te dy ja hengren kockat armiqte e tyre”

    lexoni librin e madh KESHTJELLA te kadarese ta kuptoni..ndonese kadareja i ktheu shqiponjat e tij ne sorra te elezbiberizuara

  • HAHAHAHAHHAHHAHA

    NUK KA LIDHJE FARE ME VARRIN E

    SKENDERBEUT

    E NDERTOI ENVER HOXHA ME “URDHER NGA

    LART” NE 1968, DONTE TI BENTE NJE VARR

    PER 500 VJETOR.

    HAHHAHAAHAHAHAHAHAH, LEXONI NDOPAK.

  • Po ca boni more Paulin..!
    Po edhe vrimat e catise duhet me ardhe EDI tjua rregulloi.
    Jeni tue e flliq fare me kete qendrim…!

  • Catia e memorialit eshte demtuar plotesisht dhe pikon ne DISA VENDE sa here qe ka rreshje shiu e fillon shkrimin zoti Pavllo qe u be Paulin per Jeorgon qe u be George dhe Gjergj,dhe me poshte shkruan qe catia eshte demtuar dhe pikon nga te GJITHA ANET kur ka rreshje shiu.
    Lum si ne e lum si ty “Shqiperi” qe ske “pleqeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *