Rama: Pse e transmetoj fjalën e Bashës në Facebook-un tim dhe të Berishës jo

Gazeta Dita

Ditën e parë të parlamentit ku qeveria “Rama 2” prezantoi programin e saj për mandatin e ardhshëm,  ra në sy postimi i fjalimit të Lulzim Bashës në Facebook-un e vetë kryeministrit.

Sot për herë të parë ai e ka sqaruar në “Top Story” se pse e shpërndau fjalën e kundërshtarit të tij politik.

“Nuk është hera e parë që unë transmetoj fjalën e Lulzim Bashës në Facebook-un tim. I është transmetuar në ERTV edhe kur nisi protesta te bulevardi, kur ai ngriti çadrën,” tregoi Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu tha se do të ketë shumë më tepër të tilla, dhe zbuloi se pse nuk transmeton fjalën e Berishës.

“Basha është kryetar i opozitës, pavaërisht se Berisha është lideri legjendar i saj. Lideri legjendar u mjafton atyre që e shohin si të tillë, të tjerëve nuk ka arsye t’u marrë kohë,” tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *