Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.
Duke ju referuar kritikave të forta të ish-Kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Fakt” ditën e djeshme, Basha e quajti intervistën analitike dhe racionale.
Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike.
“E kam lexuar të plotë intervistën e tij. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partisë Demokratike që shërbejnë për një reflektim për hapat që do të hedhim duke filluar që nga kjo javë për t’i dhënë vendit një opozitë siç e meriton. Ka kaq shumë çështje të rënda që meritojnë vëmendjen akute saqë nuk mund të ketë luksin Shqipëria të gatuajë skenare. Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në 27 vite”, tha Lulzim Basha.
Kryetari i opozitës përsëriti faktin se është ai personi që drejton Partinë Demokratike që prej 4 vitesh pas dorëheqjes së Sali Berishës.
“Në këtë studio për 4 vjet është bombarduar opinioni dhe unë me pyetje kush e ka drejtimin e PD. Unë konsultohem me z.Berisha për shkak të përvojës që ai ka, por jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të PD. Prej ditës së parë ju kam thënë që unë po marr peshën e përgjegjësisë së vendimeve në Partinë Demokratike. Përgjigjia jonë ka qenë e qartë, e prerë. Jam njohur, respektuar dhe kam mirënjojhe të thellë ndaj çdo militanti të PD që më ka dhënë mbështetjen si kryetar i PD. Autoriteti im si kryetar është përtej cdo pikëpyetje”, deklaroi kryetari i PD, Basha.
Megjithatë, Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën. Në këtë pikë, Basha thotë se u detyrua ta bënte atë pakt.
“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”.
Kreu i demokratëve shpjegoi se ndërkombëtarët do të mbanin anën e qeverisë nëse opozita nuk do të hynte në zgjedhje. Në kushte të tilla, Basha tha se vendi do të hynte në kaos.
“Për herë të parë në 27 vite, Partia Demokratike nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, do kishin izolim ndërkombëtar dhe nuk do të kishte opozitë në Parlament”.
Lulzim Basha ka edhe një përgjigje për mospërfshirjen në lista të figurave të PD-së: “Të më akuzosh se kam bërë spastrime opozitare, nuk ka akuzë më koti që nuk ngjit.
Për mua kjo është hera e fundit që Kryetari i PD bën listën e deputetëve dhe që këtej e tutje për të mirën e Shqipërisë dhe jo vetëm PD, vendimmarrja duhet ti takojë jo vetëm forumeve por anëtarësisë të Partisë Demokratike. I kam dhënë me dhjetëra herë, por s’më ka dëgjuar njeri”.

FITOJET E SPIUNIT TE RINASIT SI FITORJET E ENVERIT
Ky DUDUM parashytist i hedhur nga Sali Berisha ne politike deri tani ka njohur vetem humbje bile edhe kur e zgjodhen per Kryetar Bashkie manipuloi procesin per faqe te zeze, tani deklaron pa piken e turpit per fitorjet e tij ne zgjedhje kur humbi jo vetem zgjedhjet por edhe 200 mije ithtare te Saliut.
PO A KA MBETUR SHQYPTAR APO NDERKOMBETAR QE TE BESOJE TEK SPIUNI I RINASIT LULZIM BASHA?
sepse:
Ky eshte Kryetari me i paafte qe ka pasur opozita shqyptare deri tani.
FITORJET E SPIUNIT TE RINASIT SI FITORJET E ENVERIT
Ky DUDUM parashytist i hedhur nga Sali Berisha ne politike deri tani ka njohur vetem humbje bile edhe kur e zgjodhen per Kryetar Bashkie manipuloi procesin per faqe te zeze, tani deklaron pa piken e turpit per fitorjet e tij ne zgjedhje kur humbi jo vetem zgjedhjet por edhe 200 mije ithtare te Saliut.
PO A KA MBETUR SHQYPTAR APO NDERKOMBETAR QE TE BESOJE TEK SPIUNI I RINASIT LULZIM BASHA?
sepse:
Ky eshte Kryetari me i paafte qe ka pasur opozita shqyptare deri tani.
Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në 27 vite”, tha Lulzim Basha.
Ahhhhh na ka kenaqe.Politik me dosje.Me shpifje,me krime,me pervehtesime korruptive,me “falje”(me rryshfet nendore) detit grekut.Me embargon patriotike,me pisllekun ma te pa kripe ne ndehyrjen ne delegacionin kosovar ne Rambuje per t’mos e firmosun.Sepse ka tradheti.Hedhja e gerdecin ne ere,Vrasja e 21 janarit 2011,Zhdukja edhe pa vorr te ndjerit Remzi hoxha,Eleminimin e te ndjerit Trebicka diten me diell.Marrje keshilltare per kryeqeverin nji shkja Fazllic.Ka aq shume politike te flliqur sa duhet te hargjohet kohe per ti kujtu dhe rreshtu.Bazat e shkolles politike e Berishes ash universiteti Plepa Durres.
E tashti do i kalohen te gjithe ne varg nji per nji ne sfiden me vettingun.
Shenim: gjithe pjesa e pare e Bashes eshte demagogji,
duke vecuar pjeset ku thote per nderhyrjen nderkombe-
tare ne momentet e fundi ,ajo amerimane vecanerisht e
Z. Yee ! Aty iu be rrupi supi Bashes dhe Berishes qe i
dha ultimatum jo ne thonjeza por ashtu sic eshte shkruar.
Ketu Basha thote verteten lakuriq qe u detyruar nga
” skifteri” i DASH-it ! Basha thote verteten ashtu sic do te
ndodhte ne realitet nese PD nuk do te aprovonte Ligjin
e Vettingut ,qe Sali Vicidoli pardje ne intervisten e tij nuk
la gje pa permendur por vetem Ligjin e Vettingut nuk e
permendi asnjehere . Ruhet nga ai si “djalli nga temjani” !
Vetem kete Ligj mos i permedni Vicidolasit se i shkakton
semundjen e epilepsise qe Ai si doktorrr qe eshte i njeh
mire sintomat e kesaj semundjeje !
Dhe ketu e ritheksoj ,Basha ,mbase per here te pare u
tregue i sinqerte se do te kushte “izolim te plote nder-
kombetar ,por kjo ishte e keqja me e vogel sepse ate qe
nuk tha Basha ishte frika qe i zuri binomin pedeist ishte
perjashtimi nga gjiri i Partive Popullore te Europes. Kjo do
te perbente ” colpo di gracia” te PD duke u konsideruar si
bande mafioze sic e konsiderojne sot shumica derrmuse
e shqiptareve …..!!!
O Basha, nese i ke thene me dhjetrahere partise se per perzgjedhjen e kandidateve nuke duhet te vendose kryetari,dhe partia (berisha )nuke ju ka ndigjuar,kjo do te thote;nuke vendosni ju, por berishovici.Mjaft me, me lojra fjalesh dhe lloqe kavaje ;thote populli. Basha, ju mbeteni nje mashe ne duart e berishovicerve,per aqe kohe sa Sovrani do te prese rezultatet e reformes ne drejtesi,dhe zbatimin e ligjit te kriminalizimit,nga specialit te USA-s dhe BE -se.Besoni dhe binduni me c’po tregojne faktet ju te marre sebashku do te merrni vendin e merituar.
“Për mua kjo është hera e fundit që Kryetari i PD bën listën e deputetëve dhe që këtej e tutje për të mirën e Shqipërisë dhe jo vetëm PD, vendimmarrja duhet ti takojë jo vetëm forumeve por anëtarësisë të Partisë Demokratike.”
për mendimin tim duhet ndjekur sistemi amerikan dhe në drejtimin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë!!
sistemi i sotëm bën që deputeti,kandidati për deputet,të jetë një bythëlëpirës i kryetarit të partisë!nëse në çdo zonë konkurohet dhe fiton ai që mbledh më shumë vota për tu kandiduar,atëherë ai kandidat për deputet i përgjigjet vetëm zgjedhësve të vetë!!ai kandidat nuk duhet të jetë patjetër bythëlëpirësi i kryetarit të partisë!!
KY SISTEM DUHET TË VLEJË PËR TËRË PARTITË!!
është sistemi më i mirë,jo perfekti,por më i miri!kuptohet që manipulimet do të egzistojnë,por mundësia për tu përmirësuar është më e madhe!!
me këtë sistem do të kemi dhe një reduktim të partive!!do të zhduket miriada e partive me një pantar të vetëm!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back