Limaj, thirrje Ramës: Disa drejtues të ministrisë së Arsimit duhet të arrestohen

DITA Online

“Zoti kryeministër, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në ministrinë e Arsimit. Dy tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë”.

Këtë kërkesë publike e bëri dje Hajro Limaj, drejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Një ish-diplomat karriere dhe specialist për çështjet e sigurisë, Limaj shpërtheu ashpër ndaj kësaj ministrie për shkak të asaj që ai e quan abuzim me detyrën, favorizizme klienteliste dhe allishverishe.

Gjatë emisionit Limaj dha edhe emra konkretë si autor të këtyre abuzimeve por gjithnjë sipas Limajt detajet dhe hollësitë do tia dërgoj personalisht kryeministrit Rama në një dosje të veçantë.

Share This Article
2 Comments
  • ““Zoti kryeministër, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në ministrinë e Arsimit. Dy tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë”.
    deri dje,para ’90ës bëheshin me letra anonime,tashti “live”!!
    pas fugës po na del lima!
    a thu ti “arrestojë”rama??
    sigurisht,si arrestoi vrasësit e 21 janarit!!
    ah se harrova!
    rama nuk është as prokuror,as polic!!

  • Shume e vertete,duke filluar nga ministrja Nikolla deri te te gjithe drejtoret e DAR-eve ne rrethe.Te gjithe pa perjashtim i shesin vendet e punes,dhe nje pjese e shumave i dorezohetLindita Nikolles.Kete e dine te gjithe mesuesit qe futen ne pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *