Mbrojtja nga dielli në stinën e nxehtë është e domosdoshme për fëmijët. Një grup mjekësh pediatër në spitalin Rady Childern’s Hospital në San Diego, SHBA, këshillojnë përdorimin e kremit mbrojtës për fëmijë jo vetëm në plazh, por edhe kur luajnë në oborr apo parqe.
“Një fëmijë i nxirë nga dielli duket më i shëndetshëm në sytë e prindërve, por ekspozimi në rrezet e diellit rrit rrezikun e zhvillimit të melanomës, çka e bën të vlefshëm për të gjithë shmangien e ekspozimit në diell nga ora 10:00-16:00”, thotë dr. Lawrence Eichenfield, shef i departamentit të pediatrisë.
