Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të depozitojë të hënën në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni ad hoc, për Reformën zgjedhore.
Në një njoftim për mediat nga selia blu thuhet se, në fokus të tij janë problematika e shitblerjes, manipulimi i votës, si dhe votimi elektronik.
“Kryesia e Grupit Parlamentar të PD vendosi sot të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit ad hoc parlamentar për reformën zgjedhore. Në fokus, dy pika kryesore; problematikat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës dhe e dyta, votimi elektronik”, thuhet në njoftim
