Mëngjesin e sotëm në Londër ndodhi një shpërthim në një metro, nga i cili mbetën të plagosur rreth 20 persona, ndër ta edhe fëmijë.
Pavarësisht se në fillim nuk u raportua si një sulm terrorist, policia angleze bën me dije se shpërthimi ishte vepër terroriste si dhe vazhdojnë kërkimet për një bombë të dytë.
Më herët u raportua se njerëz të tmerruar “vrapuan për jetën e tyre” dhe u panë të mbuluar me gjak dhe flokë të djegur.
