Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, Gjeneralin Josph Dunford, njofton zyra e shtypit të Presidencës.
Sipas njoftimit të Presidencës, “presidenti Meta ka vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëriae sigurisë në rajon”.
“Meta i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tonë të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale dhe edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Gjatë bisedimeve, Gjenerali Dunford falenderoi Presidentin Meta për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura përkrah ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, Irak, dhe vende të tjera dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen e nivelit të partneritetit dhe të koordinimit strategjik Shqipëri-SHBA, thuhet në deklaratë.
Meta dhe Gjenerali Dunford kanë shkëmbyer opinionet e tyre mbi sfidat e reja të NATO-s, mbi sigurinë kolektive dhe mbështetën angazhimin e tyre për vazhdimësinë e angazhimit në përballjen me sukses të tyre, si në planin rajonal ashtu edhe në atë global, përfundon njoftimi Presidencës.

Titulli duhet te shkruhet me mire!
SHBA,,,,ndryshe nga BE ,i kushtojne vemendje te veçante Shqiperise ….Ata e dine mire se shqiptaret e rajonit jane aleate pa kthim te SHBA…s …per shume aresye ,por mbi te gjitha per ro,in vendimtar te SHBA..s ne clirimin eKosoves dhe rritjen e te drejtave te shqiptaeve ne vendet fqinj..sidomos ne Maqedoni …SHBA e dine se pavaresisht nga aleancat aktuale ,vendet e tjera te Ballkanit ,qofte si sllave te jugut ,qofte per perkatesine fetare lidhjet me Rusine ,ne nje forme apo tjetren i ruajne…Por problemi kryesor eshte klasa jone politike ,sidomos PD..e cila ne thelb nuk eshte nje parti politike por nje grumbullim heterogjen i interesash.Ky grumbull absurd ,ku perfshhihen lumpen
roletare dhe ish pinjolle te bashkepuntoreve te pushtuesve ,ish pronare te persekutuar ,por edhe hajdute te zakoneshem …karrieriste ish komuniste fanatike por edhe aventuriere te zgjuar ne kerkim te parase ,asnjehere nuk ka pare interesat themelore te Shqiperise ,por thjesht mbushjen e xhepave …Vetem kohet e fundit perpara zgjedhjeve perendimi ,sidomos SHBA dhe Gjermania detyroi Berishen Bashen por edhe Ramen te hiqnin dore nga kapriciot idiote te interesave personale dhe tegarantonin stabilitetin e vendit …Ndryshe do te hapnin kartat …Kjo e ka detyruar Berishen ,kete skifter anarkofashist te pushtetit te behet pule ,te deklaroje se doreheqja e tij eshte pa kthim …Nuk ka vendosur ai ,,,,,eshte detyruar ga perendimi ….ndoshta duke i premtuar qe do ta lene te pleqeroje ….per merita te vecanta….Te pakten na e hoqen nga syte …
Ta di se ne cfare kasolle te bagetive ka lindur Novruzi, gjenerali ja jepvrapit dhe nuk e kthen as koken prapa, le me te vetem genjeshtarin kinezin Lu, qe nuk ka lene kriminel si saliu Luli etj pa i takuar e bere qoka, popllit : Ci qi t’emen.
Ta di se ne cfare kasolle te bagetive ka lindur Novruzi, gjenerali ja jep vrapit dhe nuk e kthen as koken prapa, le me te vetem genjeshtarin kinezin Lu, qe nuk ka lene kriminel si Saliu, Luli etj pa i takuar e bere qoka, popullit : Ci qi t’emen.