Shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24, ka sqaruar me detaje letrën e botuar në shtyp, të cilën ia kishte dërguar Enver Hoxhës për motrën e tij. Shkrimtari thotë se në 40 vite ajo është e vetmja letër që i ka dërguar tiranit absolut, siç e quan ai Enver Hoxhën.
Duke sqaruar se e ka shkruar letrën për të shpëtuar motrën, shkrimtari i njohur e cilëson turp botimin e saj dhe thotë se nuk e njeh personin që e ka nxjerrë.
“Ky njeri e ka nxjerrë këtë letër me mënyra të dënueshme, nga njerëz që kanë shkelur ligjet e shtetit njëherë. Shërbimi i fshehtë i një vendi diktatorial të përsosur në kuptimin më të keq të fjalës. Siç ua thashë në fillim unë nuk kisha të drejtë të mbaja kopje për veten time. Kjo ka dalë nga thelbi i sekreteve të diktaturës dhe unë nuk e di se ç’bën ky shtet që nuk e sqaron këtë. Kjo letër nga një pikëpamje është pa ndonjë kuptim të madh, se nuk tregon asgjë për mua. Përkundrazi, do të thosha, ndoshta nuk po e teproj, më bën nder. Kjo letër tregon se njëri nga familja ime hetohej ditë e natë nga sigurimi i shtetit. Unë e shkruaj atje që është një gjë që ma tha shteti, që motra jote është në vëzhgim të vazhdueshëm. Mos ma merrni për mburrje, por në atë kohë unë isha shkrimtari më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dhe një familjar i imi përgjohej ditë e natë. Dhe i kam thënë se kjo ndikon në gjithë jetën time, në kontrollet time, në punën time të përditshme. Dhe duke kërkuar, nuk ngre ndonjë britmë në qiell që pse më bëhet kjo poshtërsi apo jo, por doja t’i thoja se ju duhet ta dini që me mua po me ndodh ky hetim. Edhe unë vetë duhet ta di pse bëhet kjo gjë. A më pengon kjo mua në jetën time apo jo”,- thotë shkrimtari.
Pas publikimit të saj, një gjë është e sigurit dhe shkrimtari e pohon me gojën e tij, kur thotë se me atë letër i ka kursyer jetën së motrës, që përgjohej vazhdimisht nga Sigurimi i Shtetit.
“Nuk di ç’të them, se në atë kohë ishin rreziqet kaq të mëdha dhe njeriu nuk duhet të abuzojë me këtë gjë. Gjithë njerëzit kanë qenë të rrezikuar. Nuk është ndonjë zbulim i madh që bëra unë, se përse ma thanë mua. Ishte një paralajmërim që më bënë. Ndoshta vetë ata tani s’e mbajnë mënd, a janë në këtë botë a s’janë. Unë nuk e di, s’e kam të qartë. Është një mister që e mbulon punën e kësaj letre. Po mua ajo s’më prek fare në biografinë time, s’më bën asgjë. Çfarë kam unë në përgjegjësi që motra ime u përgjoka nga sigurimi i shtetit. Mua edhe motra me përgjohej, dhe imagjino edhe vetë sa shumë përgjohesha. Nga ky hetim, ai grup ku bënte pjesë motra ime, dhe që u arrestua pothuajse i gjithi, njëra nga gratë vdiq në burg, dhe asnjë s’po bën sot hetim, edhe pse duhet të ishte bërë. Kanë qenë 4 a 5 gra, njëra ka vdekur në burg, të tjerat janë liruar. Zoti e di kur, s’di se çfarë ka ndodhur me to, a janë torturuar. Motra ime është ajo që është kursyer, për shkak se është motra ime. Ka qenë një gjë shumë e hidhur, shumë e trishtuar, por që nuk është marrë njeri seriozisht me të”,- thotë Kadare. / BW

Ja, edhe nje leter te vetme qe ia paska derguar me shkrim dore komandantit, qe atehere nuk ishte diktator, sic e kane shpallur tani, por ishte Kryetar Shteti, si Josiph Broz Tito, edhe ate leter te vetme, ia kerkuan vetem ne nje kopje!
Se perse vetem ne nje kopje, hajde merre vesh diktaturen!
Fatosit e Todit dhe tere atyre qe ia kane pasur me hile Ises, ua lejonin ne dy kopje, qe kur pas dyzete vjetesh te hapte dosjet Dash Kaloci, njera kopje te ishte atje dhe te gjendej kollaj!
Ismaili e di qe disa nga ato grate, shoqe te Motres, qenkeshin arrestuar, mbase torturuar, mbase edhe kane dekur…
Dy Lubonjet dhe Tri Ngjelet, tri vete nga e njejta familje, ishin ne te njeten kohe ne burg…
As Isa, as Kadria, mos o Zot…si te venin Kadarete ne Burg nen Pushtetin Popullor?
Të na tregojë Zoti Kadare, sa fotografi ka pasur të varura në banesën e tij me Enver Hoxhën, se janë gjërat e vogla që tregojnë brendësinë e njeriut, se po lexohet nëpër bloge, se ka pasë shume, shumë foto të familjes së tij më të Enver Hoxhës.
Ky shkrimtari i madh, nuk po don të thotë që ka gisht në krime, po më duket atehere kur pushkatoheshin poetet, si mund t’a quaj veten pa faj ai qe ishe deputet dhe ne krye te Lidhjes së Shkrimtarëve?
Nuk po na thua te verteten o shkrimtar…
Ky njeri nuk ka qene as kryeminister,as president,as ka pasur gje ne dore per te ndryshuar per m,ire ose per keq fatin e ketij populli.Ky shkrimtar ka qene.Kush do e lexon dhe kaq.Merruni mor me malokun,qe u vrviti rrugacet dhe halete e katundeve dhe e beri Shqiperine si qytetet e Isisit ne Siri.Merruni moir malokun qe kushedi sa letra spiunimi per koleget i dergonte udheheqjes partise dhe sigurimit.Kur sot poston letra spiuni perdite tek maloku dixhital,merrni me mend sa letra dergonte atehere,sa denoncime politike ka bere,.Me keto merruni,.A i zbuloni dot ne arkiva,apo jua ka vjedhur arkivat e veta?
O Demo,
Cfare flet ore?
Ka qenë deputeti shkrimtar, ka qenë trumpetuesi i ideologjisë, se asaj partie njerzish diktatoriale, ka qenë sëbashku me Dritëro Agollin bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit, qe çuan në vdekje të poetëve të rinj…
Ka qenë po në atë pozitë që ishte Göbelsi në Gjermaninë naziste e ai kreu vetëvrasje më gjithë familjen bashkë me Hitlerin, se ishte i ndërgjegjshëm për çfarë kishte bërë e çfarë do t’a priste, kurse këtij Kadaresë, akoma nuk i ka ardhe ndergjegjja…përndryshe do duhej të kerkonte ta fusnin në burg për çka bërë…e jo të pranojë çmime…
Tani botohet gjithshka qe ben sadopak zhurme dhe s’ka rendesi ne sjell fitim apo humbje i nderuar shkrimtar. Tani mund ti shkruash letra sa te duash presidentit, kryeministrit, Narndokes, mulnokes e deri Muç Nanos dhe ti botoje Fejsbuku e te fitosh 1 milion “like”. Gjersa pret kamarierin qe te sjelle kafene mund te me shkruash edhe mua si anonim dhe 5 miliarde miqve virtuale rreth e rrotull planetit qe hane me tepri mbeturinat e lajmit, se vete lajmi nuk ben çudi. Mund ti shkruash edhe Trampit qe padrejtesisht “vellai i madh” te pergjon ty e gjithe planetin non stop; pergjon edhe endrrat e tua. Ti je i ndergjegjshem se do trimeri ti shkruash Trampit per kete qe po e quaj “rrezik ndaj lirise”, se mund te quhet edhe krim ndaj lirise, por as Trampi e ndal dot kete mekanizem dhe as e lexon letren tende dhe nuk po e ekzagjeroj nese besoj se nuk te njeh as ty dhe as e ka idene se me çfare merresh. Por ti nuk i shkruan Trampit, se nuk do kokeçarje, dhe as Rames qe eshte kryetari lokal i shtetit me fajde dhe as arrite ti kujtosh Berishes ne sundimin e post 21 janarit se masakra qe beri ne bulevard eshte krim shteteror qe as Enveri absolut nuk e beri kaq hapur. Bere mire qe s’i shkrove Sliut, se nuk ben qe shkrimtaret e medhenj te merren me harbuterine e satrapeve. Por merresh akoma me letren dhe ndofta ke hallin tend, si ai qe ka lyer murin me boje te re dhe shqetesohet se shenjat e bojes se vjeter diku stonojne me formen e re. Sa per kujtese, kur Gunter Grass shkroi kunder qeverise gjermane qe furnizonte Izraelin me nendetese qe mund te mbanin edhe testate berthamore serish iu versulen duke e etiketuar antisemit dhe i kujtuan militimin ne SS, por ai perseri e perballoi kete me dinjitet dhe kurajo. Ketu shkrimtari i madh merret me nje leter, a thua se po e akuzon kush per ndonje krim.
Ju , Ismail Kadare, ne pjesen tuaj njerzore, jeni njeri pa vlera morale.
Ju nuk pyetet per ndjenjat e vajzes, pjelles tuaj dhe te shokut te saj, qe tragjikisht per jeten e tij dhe te nenes se tij te mjere, pati fatkeqesine qe fati ja kryqezoi rrugen me ju.
Jo me te pyesnit e te interesoheshit per fatin e motres tuaj.
Fale talentit tuaj letrar dhe supertalentit per tu lidhur me drejtuesit me te fuqishem te shteit, Enverit dhe Shehut, ju jo vetem perfituat por dhe perdoret ne favor te interesit tuaj te ngushte mbeshtetjen e tyre,
Ne nje kohe kur Enveri ju konsideronte si autoritet ne fushen letrare por ne sherbim te popullit jo te egoizmit tuaj cinik.
Tashme dihet se per çfare e perdoret kete mbeshtetje te fuqishme, vetem kunder interesave te popullit, prandaj me mire heshtni, bejuni nje here I mençur per vehten tuaj, se sa here flisni aq here vazhdojne t’ I happen petet lakrorit.
Prandaj per vehte por dhe per ate pjese te popullit qe eshte krenar per ty, HESHT.