Patozi për deklaratat e Berishës ndaj Bashës: Të vonuara

DITA Online

 

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, ish-deputeti dhe një ndër zërat më kritikë të Bashës, Astrit Patozi, foli për situatën brenda PD-së.

Patozi komentoi edhe intervistën e Berishës, i cili u tregua për herë të parë më i drejtpërdrejtë dhe kritike me Bashën.

Patozi, duke komentuar Berishën, tha se në politikë të vërtetat janë gjithmonë të mirëpritura, edhe kur vijnë me vonesë.

Patozi u shpreh se deklaratat e Berishës i shikon pozitivisht pasi i pranoi edhe vetë i akuzuari Basha.

Por ai theksoi se në politikë të vërtetat duhen thënë në kohën e duhur.

“Të vërtetat, jo vetëm në politikë, por kudo qofshin janë gjithmonë të mirëpritura, edhe kur vijnë me vonesë. Por politika ka një gjë: nuk është si historia, nuk është si arkeologjia, që të vërtetat mjaftojnë që të vijnë, të dalin dhe gjithçka është OK.

Politika ka atë ngërçin e kohës. Të vërtetat në politikë duhet të vijnë në kohën e duhur. Unë kam përshtypjen se disa të vërteta që u thanë nuk kanë qenë në kohën e duhur, por prapë se prapë janë të vërteta dhe janë të mirëpritura.

Unë i shikoj pozitivisht që u thanë disa të cilat u pranuar në një farë mënyrë edhe nga i kritikuari”, tha Patozi ndër të tjera.

ka folur edhe për lëvizjen e grupit anti-Basha në PD, palë e së cilës do të jetë edhe Jozefina Topalli, Majlinda bregu dhe kritikët e tjerë të kryetarit aktual të PD-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *