Barcelona ka fituar me përmbysje 2-1 në minuta e fundit në fushën e Getafe-s. Heroi, të paktën për një ndeshje, nuk quhet Messi dhe nuk është argjentinas.
Ai është brazilian dhe quhet Paulinho. Ka qenë mesfushori i blerë këtë verë nga katalanasit për 40 milionë euro ai që i ka dhuruar Barçës tri pikët dhe fitoren e katërt radhazi në kampionat pas po kaq ndeshjesh të luajtura.
Nuk ka nisur aspak mirë ndeshje për miqtë, të cilët kanë rrezikuar të pësojnë gol vetëm pas 17 minutash lojë, por Molina nuk është treguar i saktë para Ter Stegen. Në minutën e 29-të ka ardhur lajmi i keq për Barcelona-n që ka humbur Dembele, lojtari i blerë 150 milionë euro për të zëvendësuar Neymar, për shkak të një dëmtimi.
Dhjetë minuta më vonë situate është përkeqësuar për lojtarët e Valverde, të cilët kanë kaluar në disavantazh. Ka qenë Gaku Shibasaki ai që ka shënuar për Getafe-n.
