Kampionati i Tenisit në Shqipëri

Dita

Shoqata Tennis Europe organizoi në Shqipëri kampionatin e tenisit për moshat deri 16 vjeç. Kampionati Telekom Tirana Open, u zvhillua në ambjentet e Tirana Sports Park gjatë datave 11 deri 15 Shtator kur katër finalistë luajtën për kupat e vendeve të para në kategoritë e femrave dhe meshkujve.

Fituesit e këtij kampionati ishin Matilda Mutavdzic nga Britania e Madhe në kategorinë e femrave dhe Tedar Teodorovic nga Serbia në kategorinë e meshkujve. Kupat u dhanë nga përfaqësues të Telekom Albania, kompania që mbështeti këtë event.

 Tennis Europe, përbëhet nga 50 shtete anëtare dhe është shoqata më e madhe rajonale e trupit qeverisës të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit. Me qendër në Bazel, Zvicër, shoqata organizon gara dhe evente sportive, të pavarura nga FNT, siç janë Kampionatet Europiane të Tenisit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *