Express: Pas prishjes së kullës së Prek Calit, fshihet Tom Doshi

Dita

Pas prishjes së kullës së Prek Calit fshihet Tom Doshi, që sipas Express, kërkon të ndërtojë një godinë tre katëshe për biznes. Gazeta Express shkruan se vetë Tom Doshi deklaroi paraditen e së shtunës, se shembja e kësaj godine është skandal dhe se ai do të financojë ndërtimin e një kulle të re tre katëshe, jo dy sa ishte ajo.

Shkrimi i Express:

Edhe pse debati ka shpërhyer ditët e fundit, kulla dy katëshe e heroit kombëtar Prek Cali, ende pa shpallur monument kulture, është shembur që më 16 gusht të këtij viti, dhe denoncimin për këtë fakt, e ka bërë vetë trashëgimtari i kësaj pasurie kulturore.

Nipi i Prekë Calit, djali i vajzës së tij, Ndue Dok Dreshaj, ka bërë ankesë zyrtare me shkrim në Bashkinë e Malësisë së Madhe, se i është shembur kulla e dajës së tij, Prek Cali. Express mëson, se nipi është pikërisht trashëgimtari i tokës ku është ndërtuar kulla historike. Ankesa e tij është verifikuar nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit një ditë më pas (më 17 gusht), ku ka rezultuar se kulla ishte shembur nga persona të paautorizuar dhe e vetmja pjesë historike e mbetur prej saj, ishte vetëm një faqe muri. Express ka kontaktuar me banorë të zonës së Velipojës në Vermosh ku qëndronte kulla e Prekë Calit, prej të cilëve mësohet se pas kësaj ngjarje të rëndë, fshihet një interes i ngushtë financiar. Bëhet fjalë për jë projekt që sipas tyre mban firmën e ish-kryekomunarit të Kelmendit, Gjeto Dukaj, me profesion inxhinier, në plan-projektin e të cilit, përfshihet shndërrimi i kullës historike në ambient biznesi duke e ngritur në tre kate, nga dy që ka qenë kulla. Projekti nuk është prezantuar zyrtarisht në asnjë institucion përgjegjës.

Burime nga kjo Bashki thanë për Express, se në tokën që qëndronte kulla e Prek Calit, tashmë e shembur, u gjetën edhe punëtorët dhe fadromat, që po ndërtonin me beton sipas projektit të ri. Atyre u është kërkuar nga IVMT dokumentacioni, për të mësuar nëse kishte leje nga autoritetet për këtë veprim, por ky lloj dokumenti, nuk disponohej prej tyre. Në këto kushte, veç pezullimit të punimeve, IVMT ka vendosur edhe gjobë për shkeljen e kryer ndaj një kulle historike. Sakaq, të njëjtat burime sqarojnë se çështja nuk do të mbetet me kaq, dhe se Bashkia e Malësisë së Madhe do të ndjekë në rrugë ligjore duke denoncuar në prokurori shembjen e kullës së Prek Calit. Më tej i takon prokurorisë të zbulojë se cilët persona fshihen pas këtij skandali. Por burimet për Express thanë se veç emrit të ish-kryekomunarit, pas financimit për vënien në jetë të këtij projekti, fshihet deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi. Edhe banorët e zonës e konfirmojnë këtë fakt.

“Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21 gusht është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet. Duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësaj periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05 gusht kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësaj periudhe në këtë objekt”, thuhet zyrtarisht nga IVMT burimet.

Fadromat e Inspektoritati Vendor të Mbrojtjes së Territorit kanë ndërhyrë më 14 gusht, veprim ky që shpërtheu në një lumë akuzash e kundër-akuzash politike me argumentin se ishte ky inspektoriat që kishte shembur kullën e Prekë Calit. Por burimet sqarojnë se të vetmet ndërtime të shembura, janë punimet e reja që kishin kryer personat e paautorizuar në tokën ku më parë kishin rrënuar kullën dy katëshe të Calit. Punimet e reja ishin mure rreth 1 metra të lartë me konture moderne që nuk ruanin formën historike që ka pasur kulla.

“Nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia ekzistuese e Prek Calit”, thanë burimet zyrtare nga IVMT.

Në Kullën e Prek Calit prej vitesh nuk ishin bërë ndërhyrje për restaurimin e saj. Ajo ndodhej në gjendje thuajse të amortizuar, por kontaktuar nga Express, zyrtarisht Bashkia e Malësisë së Madhe u shpreh se mund të mirëpriste cdo projekt për rehabilitimin e kullës, të ardhur në rrugë ligjore, dhe që nuk do të shfrytëzonte emrin e heroit kombëtar Prek Cali për ta kthyer në përfitime biznesi, dhe aq më shumë me ndërtime pa leje.

Share This Article
8 Comments
  • E..ku ka arritur korrupsioni.prekuroria duhet ti verin perpara ligjit keta mostra kush do qofshin edhe me pushtet.

  • Kjo eshte Shqiperia : ne toke te huaj,ne trashigimin e huaj, vjen Nje e se i teket me ndertuar ne token tende edhe policia e shtetit,pa dijenin e trashegimtareve rafshoj nje shtepi historike per vendin tone…
    Per veprimet e policise , kryeministrit jone nuk eshte pergjegjese, edhe kete kokeboshet shqiptare nuk e paskan kuptuar…
    Kush eshte pergjegjese per polocine e shtetit shqiptar: trafikantet, ´fadronuesit eshte pyetja mbasi shteti jo?

  • Ju lutem na sqaroni :
    1. Cfare ka bere ku Preng Cali qe i eshte dhene titulli “heroi kombetar” kur dime se vetem Skenderbeu quhet “Heroi Kombetare” i Shqiperise
    2. Ne cilin vit e cili president e ka firmosur kete titull?

  • Botova nje koment ne gazeten ” Tema” ,lidhur me nje
    shenim te zotit Dritan Hila qe me pelqeu dhe e fillova
    komentin tim ne kete menyre ,qe “Tema” nuk di per car-
    sye ma prishi dhe tash jam i detyruar ta riprodhoj :
    Ne kementin tim thashe: ” Z. Dritan Hila ,pasi sqaroi ne
    hollesi problemin e “spermes” tash me kete opinion qe
    jep lidhur me kullen e Preng Calit eshte kthyer ne”rrugen”
    e Zotit duke na dhene nje vleresim objektiv,realist dhe
    pse jo edhe historiko-shkencor ! Dritani pohon se “Preng
    Cali vrau,pushkatoi 36 partizane” ! Mjafton vetem ky fakt
    qe kulles se Preng Calit ta gjuash me topin e Mato Gru-
    des ! Lufta e Dyte Boterore e vuri shoqerine njerezore
    ne dy kampe te medha ,balle per balle me njera -tjetres.
    Edhe sot ky vleresim qendron ne shkalle boterore : Ne
    Francen e De-Golit dolen dy tradhetare emblematike qe
    ishin : Gjeneral Peteni,heroi i Luftes se Pare Boterore dhe Lavali : Te dy keta u bashkuan me nazizmin gjerman,
    Hitlerin! Fundi i tyre dihet: De-Goli Lavalin e pushkatoi
    dhe Peteni shpetoi per nje qime nga pushkatimi,vdiq ne
    burg. Me kete dua te them se te gjithe ata qe u bashkuan
    me nazifashizmin ne shkalle boterore: Boshti Rome-Ber-
    lin-Tokio ,duhet fundi i tyre e jo me i Preng Calit dhe kulles se tij. Ne cuditem qe ne kete Shqiperi,nje pellembe
    vend na dalin disa maloke primitive si bicimi i Sali Vicido-
    lit dhe duan ta bejne corap historine Zoterinj, demokracia
    ka ligje dhe rregulla ! Edhe ne Ameriken e madhe nuk mund te flasish e te shkruar pas berihajt .Thashe me si-
    per per maloket , nuk thashe malesoret :ndaj te cileve as
    qe e ve ne dyshim patriotizmin,besnikerine,ndershmerine
    e tyre .ishalla t’i kishin te gjithe shqiotaret cilesite dhe virtytet e tyre ? Une kam jetuar me vite te tera midis tyre
    dhe e kam per nder per cka kam mesuar nga keta male-
    sire,por fjalen e kisha te maloket e tipit Sali Vicidoli qe te
    vret naten e te qane diten,ndersa une do te thosha se ky njeri te vret naten dhe te qane naten,e kam fjalen per tipat : Mehmet Elezi ,nje vemje servile e te gjitha kohrave,
    leitmotivi i tij ka qene dhe mbetet ” vdiq mbreti,rrofte
    mbreti” , e kam fjalen per Lisionin e ” figotit” ,qe nje dite
    pa asnje merite u gjend ne krye te ” rinise komuniste”
    shqiotare ! Me qe ra fjala, nuk mungojne edhe tipat tarifaj
    nga “mjeles te lopes socialiste” u shndrruan nga darka ne
    mengjez ne ” demokrate te devotshem” dhe tash vegje-
    tojne pa i hyre gjemb ne kembe , bile japin edhe ” direk-
    tiva se si duhet organizuar parlamenti ,sikur Gramoz Ru-
    ci te ishte ” veza” dhe ” mendjendrituri ” Fuga te ishte veza !? Pika qe s’te bie qe e mat veten me ” hijen e men-
    .gjezit” dhe kerkon t’i jape mend dhe kujt Gramoz Rucit ?!
    Epo kjo pike e zeze !!! Any way ! ” O bote,o dreq,thote
    Shekspiri, qe une paskish lindur te te ndreq” ! Kaq kisha!
    Satfit te gazetes “Dita” i uroj nje dite te kendeshme e suksese !

  • Sikur ta dija.Vetem Tom Doshi mund ta bente kete pune.Po dhjame nga pleshti do nxjerresh,o i babezitur?Prandaj thoshte do ta bej m,e tre kate!

  • Vetem Saliu dhe Toma dalin keq dhe mashtrues me kete histori. Ptuu fare e keqe…e kan shkel me kemb emrin e mire te malesoreve

  • Hero lokal dmth krahine Preka mund te jete, por hero kombetar Shqiperia ka vetem NJE, e ai eshte Gjergj KASTRIOTI,te cilin e kane shpallur te tille historianet e kohes se tij, rilindesit kombetar ne shek XIX e XX-te dhe me pas Enver Hoxha. Kur nuk i ka gjetur bishta enveri heroit kombetar i bie qe ai gjergji me te vertete ka qene i tille. Te tjeret jane numeror topi. Tere ajo zhurme per nje shtepi qe ndoshta nuk ka qene e Prekes behet per propagande dhe biznes. Preka thone se ka lindur e eshte rritur ne Mal te Jushit, Bushat, fshat i cili eshte kater ore larg Vermoshit ose vendit ku eshte kulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *