Jose Mourinho është shprehur për Sky Sport se ishte një vendim i lehtë për të lejuar Wayne Rooney të largohej nga Manchester United. Rooney, 31 vjeç, rikthehet në “Old Trafford” të dielën për të parën herë që kur iu bashkua Everton-it.
Ai u largua nga United si golashënuesi më i mirë i historisë, dhe fitoi një sërë trofesh si Premier League apo Champions League. Por Mourinho thotë se ai nuk mund ta bllokonte rikthimin e Rooney në klubin e tij të fëmijërisë.
“Mendoj se është e lehtë. Ishte një vendim i lehtë pasi nuk kisha përse mendohesha gjatë,” shprehet portugezi në prag të ndeshjes ndaj Everton.
“Thjesht, duhet të respektosh dëshirën e lojtarit, dhe atë që ai vendos të bëjë. Dhe kur janë legjenda, e meritojnë lirinë e zgjedhjes.” Më pas ai foli rreth faktit se fiton gjithmonë në sezonet e dyta:
“Nuk e di përse njerëzit flasin kështu. Unë jam fituar edhe në sezonin e parë, edhe në sezonin e tretë. Mendoj se sezoni i dytë është një sezon i mirë për evoluimin e skuadrës në krahasim me sezonin e parë.”
