Kombëtarja në “alarm”, dëmtohet edhe Ajeti

Gazeta Dita

Mbrojtësi Arlind Ajeti e ka nisur sërish si titullar ndeshjen e sotme ndaj Inter dhe pikërisht kur Crotone po luante më mirë, shtatlarti shqiptar është dëmtuar dhe ka dalë nga loja në minutën e 66-të.

Natyrisht që kjo bën me “dhimbje koke” trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, dy javë para grumbullimit të përfaqësueses.

Ajeti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë sot, duke u treguar vendimtar me ndërhyrjet e tij në disa momente të ndeshjes, për të ndalur Joao Marion dhe Icardin, që i drejtoheshin portës së Crotones.

Në minutën e 64-t të ndeshjes ai kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas la fushën e lojës, duke u zëvendësuar nga trajneri Nicola.

Duke llogaritur që në ndeshjen e radhës të Kombëtares, kundër Spanjës, mungon për kartonë të verdhë edhe Mërgim Mavraj, dhe ende nuk dihet nëse Ansi Agolli do të rikuperohet, dëmtimi i Ajetit mund të detyrojë Panuccin të rindërtojë plotësisht qendrën e prapavijës në krahasim me dy ndeshjet e kaluara.

Tani duhen pritur vizitat më të specializuara gjatë ditëve në vijim për mbrojtësin e Kombëtares, me shpresën që ndalesa e tij të mos jetë aq e gjatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *