Nusja e Jozefinës: S’kam bërë asnjë turp…

Gazeta Dita

“Nuk e mendoja që futbolli do më bënte kaq shumë për vete, më ka përfshirë të tërën”.

Kështu deklaron në një intervistë për emisionin “Chic” në NeWs 24, prezantuesja e “UEFA Champions League Show”, Eva Murati.

Ajo thotë se ndjehet e bezdisur për etiketimet që i bëhen, për shkak të lidhjes me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin.

“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpqërdorur disi pjesën e lidhjes sime”.

Duke pranuar se sporti është kthyer në një dashuri të dytë për të, ashtu si televizioni e filmat ku ka filluar të eksperimentojë, Eva mban gjithnjë një çelës rezervë, për sa i përket së ardhmes.

“Do të diplomohem në Drejtësi. Edhe sikur televizioni të më mbyllë dyert, kam një rezervë, diplomën”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *