Të ardhmen nuk e di askush, por shpesh e ardhmja jonë varet pikërisht nga zgjedhjet që bëjmë. Kështu, Thomas Muller ka shtuar dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij kur është pyetur nëse do të largohet apo jo nga Bayern Munich.
Gjermani ka patur disa probleme në muajt e kaluar, veçanërisht me trajnerin Carlo Ancelotti, dhe gjatë verës dukej se ai do të largohej nga bavarezët.
Milan është menduar për të, por më pas ka vendosur të investojë te lojtarë të tjerë, si Leonardo Bonucci dhe vetë Ancelotti e ka bllokuar largimin e Muller.
Por tani, siç u tha, lojtari nuk e ka larguar mundësinë për të ndryshuar fanellë. Këto kanë qenë fjalët e tij për “The Independent”: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Te Bayern ndihem shumë mirë, kam avantazhin se këtu kam luajtur gjithë karrierën time, por është shumë shpejt për të folur për të ardhmen”.
