PSG-ja ka një “problem” me fanellat e Neymar-it

Gazeta Dita

Shumë tifozë pyesin veten se si po ia del Paris Saint-Germain pas blerjes prej 222 milionë eurosh të yllit Neymar. Përgjigjja është e thjeshtë: marketingu.

Për të krijuar një ide, mjafton të shihni emrin e sulmuesit brazilian në shpinën e mijëra tifozëve, të cilët kanë blerë fanellat e tij me stemën e klubit parisien.

Në gusht, shitjet e PSG-së u rritën me 75%, saktësisht në shifrën 120 mijë copë, të gjitha të shitura në dyqanet zyrtare të nënkampionëve të Francës.

Pra, po flasim për fanellat origjinale dhe jo ato që mund t’i gjeni në tregun e zi krejt lirë. Duhet theksuar se dukshëm nuk janë shitur vetëm fanellat e Neymar-it, por edhe ato të talentit Kylian Mbappé, i huazuar nga Monaco me detyrim blerjeje.

Në fund, ka një lajm edhe më befasues. Sipas BFM Sports-it, drejtuesit i druhen faktit se për dy muaj në dyqane nuk do të ketë më fanella me numrin 10. Jepini, furnizime!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *