Goli i anuluar i Mustafit kundër Chelsea-s, në rrjetet sociale tallen me festën e shqiptarit (Video)

Gazeta Dita

Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal u mbyll me rrjeta të paprekura dhe kjo si pasojë edhe e një goli të dyshimtë të anuluar nga gjyqtari i ndeshjes.

Ishte pikërisht minuta e 75-të kur mbrojtësi me origjinë shqiptare i “topçinjve”, Shkodran Mustafi, realizoi me kokë pas një goditje dënimi dhe të gjithë tifozët shpërthyen në festë. Bashkë me ta edhe Mustafi që dukej shumë i entuziazmuar.

Ndoshta nga prania e madhe e tifozëve ose e ndonjë shkaku tjetër, festa e Mustafit që nuk e dëgjoi vërshëllimën e arbitrit zgjati më shumë se ç’ndodh në të tilla raste. Kaq duhej dhe në rrjetet sociale filluan të dalin ‘memet’ e para me qendërmbrojtësin.

https://www.youtube.com/watch?v=_s5UgZqQnFk

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *