Masakrimi i të riut në Kosovë, arrestohet i dyshuari dhe një vajzë

Gazeta Dita

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes së të dielës dy persona, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, për t’i proceduar më tej në fazat e tjera të procesit hetimor, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci.

Express ka raportuar më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zeka është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.

Jozyrtarisht, Express ka mësuar edhe se vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *