Telebingo Shqiptare / Shorti 17 Shtator 2017

redaktor

 

Tirana e Durrësi ndajnë çmimin 1,248,326 lekë, makina shkon në Elbasan

Telebingo Shqiptare rikthehet me një sezon të ri të mbushur plot dhurata dhe çmime të mëdha, ndarja e të cilave ka nisur në shorteun e ditës së djeshme, pjesë e të cilit janë bërë me mijëra lojtarë në të gjithë vendin. Bingo e madhe e javës, makina e llojit “Volkswagen Polo”, si dhe loja telefonike me mundësinë për dyfishimin e çmimeve dhe dhuratave të fituara nga zarfet, ishin vetëm disa nga surprizat që startuan sezonin e ri të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Sikundër është bërë traditë, përzgjedhja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Përzgjedhja e kontrabiletës së parë për këtë sezon ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Korçës, ku Vasjana Nikolla ka tentuar të gjurmojë zarfet ku fshiheshin çmimet e mëdha. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar në fund të lojës shumën prej 60,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë sërish në qytetin e Korçës, duke shpallur Valterin si fitues të radhës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh.

Fati i ka buzëqeshur më së miri fitueses së radhës, e cila ka qëlluar në shenjë një ndër çmimet më të lakmuara, makinën e cila ishte një ndër surprizat e hapjes së shorteut të parë të këtij sezoni. Krahas makinës, ajo gjithashtu ka siguruar nga loja edhe shumën prej 30,000 lekësh. Më tej, loja telefonike është ndalur në kryeqytet, ku Florika është treguar e guximshme, pasi duke shfrytëzuar mundësinë që i është dhënë nga Telebingo Shqiptare nëpërmjet shansit “2 herë fat”, ka dyfishuar shumën e fituar nga mbajtja e dy zarfeve të preferuara, duke e çuar shumën e fituar në plot 80,000 lekë.

Marjana në kryeqytet ishte një tjetër fituese e shpallur nga kontrabiletat, e cila ka fituar shumën prej 20,000 lekësh, si dhe 2 orë të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë, me mijëra fitues të tjerë të dalë nëpërmjet shortit të goglave për bingon e madhe të javës në vlerën e 1,248,326 lekëve.

Ky çmim është ndarë ndërmjet dy fituesve, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës, ku secili prej tyre do të marrë nga kompania e Telebingos, shumën prej 624,162 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12532 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 186 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2010 lekësh.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *