Xhani De Biasi vazhdon të jetë në kërkim të një oferte të duhur për të punuar me një projekt afatgjatë.
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare ishte në bisedime me Australinë, por kjo e fundit ka vendosur t’i besojë Ante Postecoglut drejtimin e Kombëtares edhe në sfidat “play-off” për Botërorin 2018, ndaj për De Biasin ka filluar nga e para kërkimi për një sistemim të ri.
Me sa duket, ai nuk tërhiqet më nga ideja për të shkuar në Azi, ndonëse në vitet e kaluara nga atje i kanë mbërritur disa oferta shumë të mira ekonomike.
Objektivi i tij për momentin është Evropa dhe kampionatet prestigjioze.
“Ekipi im i ardhshëm? “Ndoshta mund të jem në drejtimin e një tjetër Kombëtareje, ose në Spanjë apo në Angli. Kthim në Serinë A? Tani është e vështirë për të thënë nëse mund të realizohet një gjë e tillë”, tha ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare në një intervistë për “La Stampa”.
