Dje në mbrëmje Paris Saint Germain mundi me rezultatin 2-0 Lionin, duke marrë tri pikët e radhës dhe duke siguruar një tjetër sukses që e mban në krye të renditjes në Ligue 1 franceze.
Por më shumë se sa fitorja dhe kryesimi, në këtë ndeshje ra në sy dueli Neymar-Cavani për të gjuajtur një penallti.
Ishte një moment tensionues. Pasi Dani Alvesh kishte bllokuar topin dhe kërkonte të mos e prekte asnjëri, duke pritur që tek pika e bardhë e penalltisë të afrohej bashkëpatrioti i tij brazilian Neymar.
Por Cavani që kap topin me forcë dhe i drejtohet pikës së penalltisë, por Neymar i afrohet dhe dhe i thotë diçka.
Megjithatë në fund është Cavani ai që godet dhe gabon.
