Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku një makinë përplasi një motoçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi Sh.Gj.
“Më datë 18.09.2017 rreth orës 15:45 , tek kthesa e Manzës, një mjet tip Ford me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin Sh.Gj. 60 vjeç, banues në Radë.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë drejtuesi I motoçikletës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për tu pyetur mbi rrethanat e ngjarjes”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
