Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, i larguar nga kjo parti dy vite më parë, njëherësh dhe ish-nënkryetar i Frymës së re Demokratike, Aleksandër Biberaj do të kandidojë për postin e kryetarit të PD.
Biberaj bëhet figura e parë që pritet të garojë përballë Lulzim Bashës, i cili është lakuar në media si pasuesi i Berishës.
“Është një zhvillim pozitiv që kryetari i Partisë Demokratike do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Më vjen mirë që kërkesa ime drejtuar Kuvendit Kombëtar në dhjetor të vitit 2009 është marrë parasysh. Natyrisht që është hapur rruga për intelektualët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që të kandidojnë për kreun e ri të PD”, është shprehur Biberaj.
“Kam marrë gjatë kësaj kohe shumë telefonata, mesazhe dhe kërkesa nga shumë anëtarë, simpatizantë dhe nismëtarë të krijimit të PD për të kandiduar për kreun e PD. Po e shikoj me seriozitetin e duhur dhe në kohën e duhur do të marr vendimin e duhur. Natyrisht që në këtë momente të vështira për PD dhe demokratët, unë dëshiroj të jap kontributin tim dhe të marr përgjegjësitë e mia”, ka deklaruar Biberaj.
Biberaj, një ndër ish-themeluesit e PD-së, nuk kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit për FRD, që do të sillte dhe heqje votash nga PD. Kjo e bën atë një kandidat të pranueshëm për kreun e PD, por gjithsesi mbetet për t’u parë mbështetja që ai do të gjejë te demokratët, nga të cilët u largua rreth një vit më parë, për t’u bashkuar me partinë e ish-presidentit Topi.

Nje Katoliku edhe mundet ti pershtatet ky post,per drejtimin e Pd-se si shum parti te medha Kristian demokrate ne gjith Europen,por jo nje qe beson ne Islam?
ktij bukuroshi si xen b.tha ven;s’po e gjen hala nji karrige.
Aleksander Biberaj se paku deri tani ka krijuar pamje te bukur…
Por perse u hesht menjanimi i tij prej listes se FRPD?! Tashme qe Bamiri, qofte edhe per shkak te ligjit Te Dy Autoritaristeve nuk fitoi, do duhej te thuhej pse-ja per Jo-Aleksandrin!
Nuk do donim te vazhdonte paralajmerimi i nje fati tjeter te veshtire shefash shqiptare…
Pa llogaritur Zogun dhe Enverin, pa fat kemi qene edhe nen keta te Pluhur-Alizmit:
Edhe Aleksandri duhet perfolur?!
Ç’dreq fati paskemi ne Shqiptaret keshtu?!
Njeri qe sapo dha doreheqjen na tregonte se ne femijerine e rinine e tij kishte bere shoqeri me ujqit, dhe se mund te kishte humbur udhen mes mjegulles se Alpeve! Se kush tha per te se i kishte hipur Politikes si nje Kali prej te cilit zbret vetem i vdekur…
Ky tjetri, “…Një burrë që bën politikë për të mashtruar vdekjen…?!”
Duket qart, asnjeri preh tyre nuk flet per jeten, jeten e Njeriut, si qenie e Zotit, per te kryer, gezuar e plotesuar Ditet e Fatit te tij.
Ai i Ujqeve dha doreheqjen, por “Lamtumire…s’keni per te patur nga une! Kurre!”, betohet, edhe pse i humbur, me ne fund, nga Populli. Dmth, cfare?! Qe do te jesh kendej rrotull? Qe Vazhduesi ne PD do te jete Sozia yt?! Apo cfare…Cfare keni keshtu me kete marrezine tuaj per pushtet deri ne vdekje?
E, ky tjetri, duke marre persiper te drejtoj Jetet e te Gjalleve, paska problem Vdekjen e tij, menyren e vdekjes se tij! Tjeter Muço-bej ky! Por a s’e ke Gregun ti, o Njeri? Dhe ndonje mikeshe te mire, a s’e pate dot fat, me ne fund? Rro dhe vdis nepermjet dashurise se tyre…Bej per te tjeret ate qe s’bere dot per secilin prej njerezve qe u ndodhen ne shtegun e jetes tende…Lere vdekjen ne jeten e saj, mos e ngaterro vdekjen tende me Jetet e atyre qe vdesin edhe ata, por pa e ditur, pa filozofuar aq shume per te, madje pa e menduar fare vdekjen…!
Ç’dreq fat,qe ne krye tone shfaqet papritur ky lloj njeriu?!
Apo ky eshte Fati yne?!