Gabriel Jesus k qenë i jashtëzakonshëm që në momentin kur është bashkuar me Manchester City në janar. Braziliani 20-vjeçar ka shkuar në Premier League i etiketuar si “talent i së ardhmes”, por shpesh kemi parë që këto talente të dështojnë në skenat e mëdha.

Megjithatë, Jesus ka shënuar gola, ka dhënë asiste dhe, në një moment, ka lënë në stol edhe një sulmues si Sergio Aguero. Në këtë sezon ai ka realizuar pesë gola në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, me katër nga këto realizime që kanë ardhur në Premier League. Me golin e shënuar në fitoren 6-0 të marrë nga City kundër Watford ai ka shkruar historinë.
Në fakt, ai ka një mesatare prej 1 goli çdo 88 minuta. Më mirë se çdo lojtarë tjetër që ka realizuar të paktën dhjetë gola pas zbarkimit në Anlgi, më shokun e tij të skuadrës, Sergio Aguero, që mban vendin e dytë. Argjentinasi ka realizuar 127 gola me një mesatare prej 1 goli çdo 108.4 minuta.
Ndërkohë, Kelechi Iheanacho, një tjetër lojtar me rrënjë te City, i ka realizuar 12 golat e tij në Premier me një mesatare prej një çdo 113 minuta. Ylli i Tottenham, Harry Kane, i ka shënuar golat e tij me një mesatare prej 1 çdo 119,5 minuta. Më mirë se legjenda e Arsenal, Thierry Henry. Francezi ka realizuar 175 gola në kampionatin anglez, 1 çdo 121.8 minuta.
Adam Le Fondre, në vendin e gjashtë, është emri befasues i kësaj renditjeje. Mesatarja e tij është 1 gol çdo 124.3 minuta. Emra të tjerë të mëdhenj kompletojnë 10 vendet e para, si Ruud van Nistelrooy (128.1), Javier Hernandez (134), Luis Suarez (138.8) dhe Robin van Persie (139.7).
