Xhafaj flet për të shkuarën: Kam qenë gjyqtar dhe hetues. Fotoja me Enverin më argëton

Gazeta Dita

Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur ditën e sotme në “Tonight” për të shkuarën e tij në sistemin komunist.

Xhafaj ka thënë se ai ka qenë vetëm 30 vjeç kur ra sistemi dhe se ai ka qenë hetues në kohën kur hetuesia ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu,. Xhafaj ka thënë se ai argëtohet kur sheh foton e tij me Enver Hoxhën dhe se gjithmonë mendon se sa i ri ka qenë në atë kohë.

“Kur është ndryshuar sistemi unë kam qenë vetëm 30 vjeç. Kam mbaruar Juridikun në 82-shin. Kam punuar pak si jurist dhe gjyqtar.

Kam qenë edhe hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme, por hetues pranë Prokurorisë, pra kur ishte pjesë e sistemit të Drejtësisë.

E di që ka pasur akuza për hetime politike, unë ju them që në mënyrë kategorike nuk kam hetuar apo gjykuar çështje politike.

Për këtë jam shumë i qetë dhe koha ka qenë shumë e shkurtër. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë, por nuk kam asgjë për të cilën të ndihem keq në jetë”, ka thënë Xhafaj.

Share This Article
4 Comments
  • duhet ti jepet fund mentalitetit antishqiptar dhe antiamerikan
    makartist-elezbiberist-xhorxhsorrist qe mundohetn te na i bejne Enverin me keq se Hitleri. dhe ne fakt e kane kthyer ne legjende se po dalin profecite e Xhaxhit…
    .
    edhe sikur enveri te ishte keshtu si thuhet (edhe pse nuk sulmoi si hitleri …biles varrimi enverit ishte nga me madheshtoret ne “funeral home” te liderve boterore.
    .
    te mbyllesh syte para super krimeve kombetare te sali elez biberishes dhe te merresh akoma me enverin eshte perdhosje kombetare.
    .
    Pse nuk duhet te tolerohet akoma Sali Bisha ky kobure e rajesonit elez biberit podestave wisnerave e deri te arvizu & donald lu
    .
    Sepse Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    .
    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
    .

    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
    .

    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
    .

    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.
    .

    • Ti o rrote cari qe shkruan po ato dengla dhe i bie fyellit po ne nje vrime, akoma nuk e ke kuptuar qe SaliElez Biber Berisha Nona Jote dhe Yt Ate nuk e bejne Enver Bytho gjirokastren as legjende e as hero. Qe ta dish mire ti, Enver Bytho Gjirokastra ishte nje xhelat qe rastesia e solli ne pushtet dhe i shkaktoi ketij populli fatkeqesi qe vazhdojne edhe sot, perfshire ketu edhe ate qe ti e ke qef shume Sali Elez Biber Berishen Tet Eme Tet Ate.

  • Ke qene nje servil i peshtire me biroistet por edhe i eger e i pashpirt me vartesit e ata qe te binin ne dore. Por me perla eshte justifikimi yt per tet vella trafikant. Ky nuk e kundershton kete fakt por hidhet ne aspektin human se ai nuk merret me vellezerit e motrat e te tjereve. Kjo nuk eshte as lufte klasash e as ceshtje biografie te keqe por nje konflikt shume i madh interesi. Po si more nuk u dashka marre me tet vella kur ti mban edhe postin e ministrit te brendshem pra te atij qe do te luftoje trafikantet, krimin dhe shkelesit e ligjit. Hajde mendje hajde!

  • po,po, pikerisht ketu eshte problemi:juve ju argetojne cdo shqetesim te popullit shqiptar: ju argeton kujtimi i vepres tuaj ne hetuesi(hajde hagare hajde sikur na paska dalluar ai regjim hetuesit) ju argeton fotot me enverin,pse jo edhe me Hitlerin po te kishit pasur mundesi, ju argetojne zera qe ngrihen kunder juash si vellahu i nje trafikanti etj etj..
    Ju argetoni cdo dite me hallet e skandalet e Shqiperise:pikerisht ketu eshte problemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *