Xhaferaj: Humbja e PD erdhi për shkak të arrogancës qeverisëse

anazapta

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Ferdinand Xhaferraj, thotë në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” thotë se arroganca qeverisëse është arsyeja kryesore e humbjes katastrofike të PD përballë të majtëve në këto zgjedhje. Xhaferraj rendit edhe një sërë faktorësh të tjerë si klonimi në listat e PD të eksponentëve të PS, korrupsioni, mosndryshimi i qeverisë etj, ndërsa thekson se PD ka nevojë për një ringritje pas humbjes së thellë.

“Humbja ishte në përmasa shokuese jo vetëm për PD-në. Gjeografia dhe thellësia e humbjes bëjnë të domosdoshëm një reflektim të thellë për të adresuar si duhet edhe sa duhet arsyet bazë që ndikuan në këtë humbje. Kjo do të thotë se pa analizuar si duhet të shkuarën, për të evidentuar qartësisht se çfarë bëmë keq, PD do ta kishte të pamundur të projektonte si duhet të ardhmen.

Ajo që mund të thuhet është se konsumi i tetë viteve në qeverisje dhe qëndrimi stoik për të mos ndryshuar imazhin qeverisës edhe mbas pesë apo gjashtë vitesh në qeverisje padyshim që ka qenë një nga shkaqet madhore. Berisha pranoi dhe mori përsipër të gjitha përgjegjësitë, por unë mendoi se humbja duhet analizuar në të gjithë elementët e saj. Duhet pranuar se qeverisja dëshmoi vizion lidhur me prioritet e vendit ku përfshihen energjia, infrastruktura dhe shumë elemente të tjerë tashmë të diskutuar. Por, qeverisja e Berishës u deformua rëndë lidhur me cilësinë e shërbimeve të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve. Këtu kam parasysh se drejtimi i administratës qendrore në nivel vendor, ku edhe jepen shërbimet e drejtpërdrejta për qytetarin, degjeneroi në individë, të cilët të mbrojtur nga ombrella klienteliste në Tiranë, jo vetëm që nuk jepnin shërbime për qytetarin, por shumë më keq se kaq. Korrupsioni u bashkua me sjellje arrogante, duke prodhuar jo lodhje, por mërzitje qytetare gjë që e reflektua masivisht me votë.
Në përshpejtimin dhe radikalizimin e kësaj mërzitjeje pa me të voglin dyshim ka ndikuar kriza ekonomike globale që dha efekte dhe në Shqipëri. Kriza ekonomike globale goditi një qeveri në vitin e shtatë dhe të tetë të saj dhe padyshim ndikoi në konsumimin më të shpejtë të qeverisë, në percepsionin e zgjedhësve. Edhe tentativat e lidershipit qeverisës për të injektuar optimizëm tek zgjedhësit shqiptarë, duke promovuar rritje ekonomike apo rritje të standardeve të jetesës (që padyshim janë arritur nga qeverisja e PD-së), duket se janë perceptuar si arrogance dhe më lart kemi pranuar se dhe arrogancë ka pasur. Këtë e kishte kuptuar edhe vetë Berisha kur vendosi të organizojë një fushatë të modelit “Taun Holl” që bazohej tek domosdoshmëria për të dëgjuar zgjedhësit, por duket se ishte shumë vonë. Arroganca duket se ka ndëshkuar në zgjedhje jo vetëm PD-në, por edhe Partinë Socialiste. Arroganca e Ramës e shprehur edhe në fushatë ka prodhuar një rezultat zhgënjyes për vetë Partinë Socialiste. Them kështu, sepse mbas tetë vitesh në opozitë dhe në kushtet kur qeveria ndëshkohet qartësisht dhe masivisht, opozita kryesore nuk është në gjendje të ndryshojë  pozitivisht produktin e saj elektoral. Partia Socialiste ka pothuajse të njëjtin numër deputetesh si në vitin 2009”, thotë Xhaferaj.

Xhaferaj vlerëson dorëheqjen e Berishës nga PD-ja dhe shprehet se veprimi i tij vërtetoi se ai është një burrë shteti.

U dorëhoq ashtu si duhej të dorëhiqej Berisha. Pra, edhe akti i dorëheqjes e ekspozoi Berishën në përmasën e një burri shteti që edhe kur vendos të tërhiqet, përsëri di të lexojë nga e shkuara dhe ta verë atë në shërbim të të ardhmes. Them kështu, sepse edhe procesi i dorëheqjes së Berishës dhe vete dorëheqja u kryen jo vetëm pa vonesë, por dhe duke kontribuar në realizimin e një prej objektivave më madhorë të Shqipërisë në këto 20 vite: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Për më tepër, Berisha po garanton një tranzicion paqësor të pushtetit, aq i domosdoshëm për sfidat integruese dhe imazhin e vendit. Në konsiderata relative, kjo sjellje politike e Berishes është edhe më shumë e vlerësueshme kur dëshmohet nga vete Berisha i cili përgjithësisht ka ekspozuar qëndrime agresive, në raport me kundërshtarin politik”, thotë Xhaferaj.

 

Share This Article
10 Comments
  • Keshtu eshte kur nje parti ka grumbulluar nje tufe idiotesh qe vrasin ,vjedhin e shprehin budalleqe si puna jote per heshtrat e I.Qemalit per Diellin ,Henen, rreren,palmen, tiktaket e ores e shume te tjerave .Xaferi jeni kethyer ne parti pleu qe sju preferon as deri.

  • Ne krimet, vrasjet, vjedhjet, korrupsioni, edhe arroganca ka ndikimin e saj goxha te madh.Jam shume e lumtur qe nuk do shoh me Xhozin nje grua skandaloze qe vetem femer nuk ishte ajo, me ate fjalor ordiner.Jam shume e lumtur qe nuk do degjoj me Sali Berishen, burrin llafazan qe nuk la njeri pa pergjuar e pergojuar.Tmerruan te madh e te vogel.

  • Si mund te fitonte kjo parti me tipa arogante dhe te dhunes si Sokol Olldashi,Paloka,Flamur Noka dhe disa grave zhurmuse si Topalli, Bregu,Demi e tj qe kur dilnin ne emisionet televizive cuditeshim se si kishte mundesi qe nga gjithe kjo antaresi e madhe te perzgjidhen tipa te tille qe ju mungon kultura me elementare dhe respekti me minimal per bashkebisedusin. Ata mendonin se ai qe zhurmon me teper ka te drejte.Populli ju a dha hakun qe meritonin,por mendoj qe nuk duhet te mbetet vetem me kaq, duhet te hetohen per bemat e tyre.

  • Ferdinand ! A i solle eshtrat e Ismailit me Berishen per 100 vjetorin ?
    U zgjove nga gjumi ? Kujdes se ai nuk ka dhene doreheqien. Beri kete deklarate qe tju provokoje juve dhe tu spastroje si ne Konferencen e Tiranes, Futu perseri ne vrime te miut dhe brej ndonje gje aty deri sa ai te mbyllij syte si ka thene vet udheheqesi juaj i lavdishem.
    Sigurisht ju e keni te qarte taktiken e tij prandaj e ngrini ne qiell edhe pse dha ” doreheqien ”
    Mbylleni gojen si beri Patozi dhe Josefina qe nuk ka pretendime per pushtet.
    Eh none e zeza çfar ju pret juve qe nuk fituat.
    Kini pune 12 vjet me te ne opozit. Do ju ngarkoje me dru ai juve.

  • Doli ne skene perseri ky idioti i licensuar?Eshte e cuditshme se si ky,nje i pa afte klasik,jep mendime.

  • ike o injorant ti ron se nu vdes dot njerezi bemat e tua qe mos permend nuk i harojne kure ,,ti nuk ishe ne kete parti pse keto qe na brockullis tani nuk i ngrite ne kohen e duhur ikni ju nuk jeni njeres ju jene nje kope lopcaresh e qe lopcari u merte me dru perpara e i thoshit bjer se na bere te pasur allall ti bejme te tera….nga ana e krahines time kemii nje thenie te te pareve tane,qe thoshin [[ moj para me hengesh mune [ m,,,tin ] qe bere zengjin harbune [[njeri i keputur ekonomikisht ]juve u bete zengjine te rinj ,,pleqte tane thoshin nga zngjini iri dhe nga mushka e samarosur sefte ruaju ,,pse e spiegonin ata ,,se i psuruari rishtas haron qe nuk e ka mbushur barkun me buke ..dhe ai te shtyp pa meshire ndersa mushka nuk di se cdote thote samar dhe shqelmat e saj goditin pa meshire dhe pa dallim ,,,je keshtu jane keta njeres qe skane as moral e as dinjitet sharlatane

  • O Fredi hajde të lutem këndej nga Velipoja e na e përmirëso cilësinë e Diellit,se Teze Jozi ka ikë për “Jozefinë”,për “lesh” deshta me thanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *