Telenovela Barcelona-Coutinho, Bartomeu zbulon prapaskenat

DITA Online

 

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pohon se Liverpool kërkoi 200 milionë euro për Philippe Coutinho gjatë verës, duke i “çmilituar” ata nga merkatoja.

Gjigandët e La Liga-s kanë shpenzuar shumë në dritaren e transferimit të kësaj vere, duke ndjekur brazilianin si kompensim ideal për largimin e Neymar për një shumë rekord prej 222 milionë eurosh. Katalanasit ishin në gjendje të merrnin Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro, por tani po llogarisin koston e dështimit, për të siguruar objektiva të tjerë, pasi e kanë francezin të dëmtuar për katër muaj.

Bartomeu ka përsëritur se ata u larguan nga Coutinho vetëm pasi nuk mundën të justifikonin çmimin e vënë prej Liverpool.

Ai tha për “TV3”: “Unë nuk do të them se sa kemi ofruar, por Liverpool kërkoi 200 milionë euro. Ne nuk do të jepnim 200 milionë euro, apo 150 milionë euro, ndaj vendosëm të largohemi nga një merkato kaq e shtrenjtë. Oferta jonë ishte më pak se 100 milionë euro, teksa me shtesa ajo mund të kishte arritur 120 milionë euro.

Paraja ka ardhur në futboll nga jashtë lojës dhe e ka bërë merkaton më të shtrenjtë, gjë që shpjegon se çfarë ka ndodhur me Coutinhon. Ne duhet t’i bëjmë këto investime në “La Masia”, në akademinë e klubit.

Pastaj, duhet t’i respektojmë rregullat. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur me hetimin ndaj PSG, e cila është një kërkesë e bërë nga klubet europiane”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *