Giuffredi: Hysaj qëndroi te Napoli për të fituar titullin

Gazeta Dita

“Qëndroi tek Napoli për të fituar titullin!”. Kjo është deklarata e agjentit të ndërkombëtarit shqiptar, Elseid Hysaj. Gjatë një interviste për “TMW Radio”, Mario Giuffredi ka theksuar se klienti i tij është i destinuar për një karrierë kampioni.

“Ai është një kampion dhe mund të krijojë një hapësirë të rëndësishme edhe tek Juventus-i, Real Madrid-i dhe PSG-ja, jo vetëm te Napoli.

Ai vendosi të qëndrojë te Napoli, sepse kishte nisur një projekt me Sarri-n dhe të gjithë së bashku besojnë se ky mund të jetë viti i titullit. Hysaj donte të ecte përpara me punën e nisur, më pas do të shohim se çfarë do të bëjmë”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *