EMRI/ “Skifteri” shqiptar ngre policinë zvicerane në këmbë, grabit dhjetëra banesa në disa qytete

Gazeta Dita

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia zvicerane pasi është kthyer në tmerrin e qytetit  St. Gallen me grabitjet e tij.

Ai është identifikuar nga autoritetet vendase si  42-vjeçari Bardh Marku, shkruan e përditshmja zvicerane Blick.

42-vjeçari akuzohet se ka grabitur dhjetëra banesa në qytetin St. Gallen pas ankesave të pafundme të qytetarëve zviceranë.

“Blick” shkruan se Bardhi është kryesisht i fokusuar në shtëpitë e pushimit në periferi të qytetit, vjedhje të cilat i kryen kryesisht natën.

Nuk është vetëm policia e St.Gallen që i është vënë pas 42-vjeçarit shqiptar, por edhe të qyteteve të tjera si Valais dhe Vallis e kërkojnë Bardhin për të njëjtat arsye.

Madje policia ka publikuar edhe një foto të tij bashkë me karakteristikat fizike. Bardh Marku është 174 cm i gjatë dhe ka sy kafe, flet shqip dhe italisht, shkruhet në njoftimin e policisë zvicerane.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *