I padëshiruar! Revolta e rebelëve te Real Madrid “prish” transferimin e ëndrrave të Sanchez

Gazeta Dita

Raportohet se yllit të Arsenal, Alexis Sanchez mund t’i mohohet një transferim ëndrrash te Real Madrid, për shkak se futbollistët e ekipit në Bernabeu nuk e duan atë të bëhet pjesë e “Los Blancos”.

Kileni në mënyrë të çuditshme është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të gjigantëve të La Liga për merkaton e janarit, të paktën sikurse publikon media spanjolle “Don Balon”. Sipas Don Balon, Real Madrid po synon të afrojë një numër 9 të ri në Madrid, për vit të ri, duke çelur bisedimet me yllin e Arsenal, pavarësisht lidhjeve të tij të mëparshme me Barcelonën.

Gjithshesi, futbollistët aktual të Real Madrid nuk kanë harxhuar aspak kohë, për të informuar shefat e klubit mbi dëshirën e tyre për të mos afruar kilenin. Në krye të kësaj revolte ka qenë pikërisht kapiteni Sergio Ramos, në përpjekje për të bindur drejtuesit që të mos e realizojnë transferimin e 28-vjeçarit.

Shqetësimi i tyre lidhet me shanset që afrimi i Sanchez të mund të reduktojë minutazhin dhe hapësirat e futbollistit të preferuar nga tifozët e Real Madrid, Karim Benzema. Ramos dhe pjesa tjetër e futbollistëve duket se janë favoritë për afrimin e një futbollisti më të ri në moshë dhe më premtues.

Pavarësisht protestës së futbollistëve, Don Balon pretendon se Sanchez mbetet një dëshirë e vjetër e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Në fund të këtij sezoni, kileni do të jetë një futbollist i lirë, ndërkohë që gjatë merkatos së verës ai ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, për shumën £60milionë, transaksion i prishur në orët e fundit të afatit kalimtar të merkatos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *